Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se është takuar me Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë “Bykar”.
Maqedonci tha se u takua me të për të parë një tjetër fushë, krahas futbollit ku sonte Kosova dhe Turqia luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, finalen e play-off për kualifikim në Kampionatin Botëror.
AI tha se kjo ndeshje nuk është vetëm sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë. CEO i kësaj kompanie shkoi për ta parë ndeshjen bashkë me Maqedoncin.
“Sonte me mikun tim Haluk Bayraktar, CEO të kompanisë Bykar që është simbol i inovacionit modern, u takuam për të parë nga afër zhvillimet në një tjetër fushë, atë të futbollit, ku lojtarët e Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” 🇽🇰 do të marrin rolin e protagonistëve. Ashtu si dronët që synojnë me saktësi, edhe sulmuesit e të dyja ekipeve do të kërkojnë të godasin portën me vendosmëri, duke e kthyer ndeshjen në një duel të fortë, por të ndershëm”.
“Kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes dy popujve. Në fund, le të fitojë përfaqësuesja më e mirë dhe mbi të gjitha, le të triumfojë sporti”, ka shkruar Maqedonci. /Gazeta Express













