Një rast i ngacmimit seksual dyshohet se ka ndodhur në Damian të Gjakovës.
Raportohet se Nazmi Pnishi, drejtor i shkollës, e ka ngacmuar një vajzë të mitur.
Lidhur me rastin është aktivizuar Prokuroria.
“Policia e Kosovës dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, janë duke u ndërmarrë veprimet dhe verifikimet e nevojshme lidhur me këto informacione. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e prokurorisë.












