Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit Komunal lidhur me mosmiratimin e Hartës Zonale.
Ai ka theksuar se, kur asambleistët nuk përfaqësojnë interesat dhe kërkesat e qytetarëve, por ndjekin interesat e tyre personale, dëmtohet besimi në institucionet demokratike dhe humbet kuptimi i përfaqësimit të vërtetë.
Tërnava ka shprehur shqetësimin se, në vend që të zgjidhej përfundimisht çështja e ndërtimit në qytetin e Mitrovicës duke vendosur rregull dhe kritere të qarta për ndërtim, vendimi i sotëm i Kuvendit është i pakuptimtë dhe i papranueshëm.
Postimi:
“Kur asambleistët nuk i përfaqësojnë interesat dhe kërkesat e qytetarëve, por ndjekin interesat e tyre personale, atëherë besimi në institucionet demokratike dëmtohet dhe përfaqësimi i vërtetë humbet kuptimin.”
Në vend se me rregullu një herë e mirë qështjen e ndërtimin në qytetin e Mitrovicës, me vendos rregull dhe kriter për ndërtim është i pakuptimt vendimi i sotëm në Kuvend!