Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori sportiv i KB Trepça, Tahiri: Kërkojmë falje që nuk i realizuam pritjet tuaja

20/05/2023 - 21:24
në Lajme, Sport
A A
Drejtori sportiv i KB Trepça, Tahiri: Kërkojmë falje që nuk i realizuam pritjet tuaja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori sportiv i klubit basketbollistik Trepça, Izet Tahiri, ka reaguar pas humbjes së ekipit mitrovicas në ndeshjen e pestë finale kundrejt KB Peja, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Tahiri u ka kërkuar falje të gjithve që nuk u janë realizuar pritjet.

Sipas Tahrit megjithatë Trepça ka arritur suksese duke fituar dy kupa.

Postimi i plotë:

Të nderuar mitrovicas, tifozë të Trepçës
Emocione të përziera kemi në fund të një kampionati sfidues e përfundimisht të suksesshëm. Me mburrje themi se Trepça ka vendosur standard të ri, shumë më të lartë. Me mburrje themi se falë Trepçës e tifozëve tanë, sidomos “Torcidës”, basketbolli ka prekur kulmin sa i takon interesimit.
Sa i takon organizimit, po angazhohemi maksimalisht dhe po përmirësohemi. Por nga interesimi i jashtëzakonshëm edhe po sfidohemi shumë.
Niveli profesional në klub është ngritur shumë, por vend për vetëkënaqësi nuk ka. Na duhet ende punë.
Angazhimi nuk mungon. Sakrifica po ashtu. Për dy vjet e gjysmë më shumë jemi në palestër se në shtëpi, më shumë jemi me lojtarët se me familjet tona.
Kjo, megjithatë ia vlenë. Entuziazmi në qytet është dëshmi. Interesimi i mitrovicasve për Trepçën po ashtu.
Në aspektin sportiv suksesi është i madh. Ishim në të gjitha finalet dhe fituam dy Kupa. Në finalen e kampionatit ishim afër e megjithatë nuk ia dolëm. Na mungoi edhe fati. E dimë që dëshpërimi është i madh dhe kërkojmë falje që nuk realizuam pritjet tuaja.
Kemi duruar edhe sharje e fyerje të ndryshme. Por disi i kemi kaluar, pasi na mbanë dashuria e pastër për klubin.
Gjithsesi edicioni 2022/2023 është shumë i suksesshëm për Trepçën tuaj e tonën.
Kemi bazën mbi të cilën do të ndërtojmë tutje.
Rrugën e synimin e kemi të qartë – shumë finale, shumë trofe. Shumë emocione, shumë krenari.
Kur një qytet e ke prapa është më e lehtë por edhe me më shumë përgjegjësi.
Faleminderit dhe shihemi kampionatin e ardhshëm.

JU REKOMANDOJMË

Zhegrova e “ngjalli” lojën, Juventusi fiton ndaj Pisa-s në Serie A
Sport

Zhegrova e “ngjalli” lojën, Juventusi fiton ndaj Pisa-s në Serie A

27/12/2025 - 23:01
Kurti s’ka përgjigje nëse e do Osmanin edhe një mandat në krye të shtetit: Do të ulem e do ta diskutoj me të
Kryesore

Kurti s’ka përgjigje nëse e do Osmanin edhe një mandat në krye të shtetit: Do të ulem e do ta diskutoj me të

27/12/2025 - 22:50
Rrahman Rama në Drenicë: Takova shokë të luftës e qytetarë që më dhanë mbështetje të madhe gjatë fushatës
Lajme

Rrahman Rama në Drenicë: Takova shokë të luftës e qytetarë që më dhanë mbështetje të madhe gjatë fushatës

27/12/2025 - 22:32
Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura
Lajme

Syla: Nesër me u vesh mirë, me u la, me dalë me votu – mos t’ia lajmë njerëzve që janë turistë për 12 ditë me zgjedhë kryeministrin

27/12/2025 - 22:21
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Lajme

“Qytetarët të mendojnë mirë për votën”, Haxhiu: Nëse janë të bindur që kjo votë është e duhur, le të na kursejnë prej vuajtjeve….

27/12/2025 - 22:09
Përfundon procesi i votimit në Ambasadën në Berlin, deklarohet ambasadori Ajeti
Kryesore

Përfundon procesi i votimit në Ambasadën në Berlin, deklarohet ambasadori Ajeti

27/12/2025 - 21:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Qytetari në Veri kërcënohet me jetë nga një numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë