Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht gjatë ditëve të kaluara se si Inspektorati i komunës së Mitrovicës ua ndaloi punimet disa kompanive ndërtimore në Mitrovicë, përkatësisht kompanive: Afri Univerzal, Finn AB Group dhe Berani Group Construction.
Kjo është bërë për shkak të parregullsive, ku Inspektorati u ka dhënë afat prej 7 ditësh për kompletimin e dokumentacionit.
Në një përgjigje për Gazetën Online Veriu.info Drejtoria e Inspekcionit të komunës së Mitrovicës ka njoftuar se kompanitë Afri Univerzal, Finn AB Group dhe Berani Group Construction kanë kompletuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar.
Sipas kësaj drejtorie pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar dhe konstatimit se i njëjti i plotëson kërkesat e parashtruara, këtyre kompanive u është lejuar vazhdimi i punimeve.













