Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve

15/08/2025 - 17:28
në Lajme
A A
Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës po përballet me një krizë të thellë financiare, e cila po reflektohet drejtpërdrejt edhe në aktivitetet kulturore të kryeqytetit.

Për shkak të përmbarimeve të shumta që kanë ardhur si rezultat i rasteve të humbura në gjykata, përmbaruesit privatë po i marrin mjete buxhetore nga llogaria e komunës, duke bllokuar kështu funksionimin normal të disa drejtorive, përfshirë edhe atë të Kulturës, ka mësuar Demokracia.com.

Kjo situatë ka ndikuar që Drejtoria e Kulturës, e udhëhequr nga Sibel Halimi, të mos shpallë ende listën e fituesve të thirrjes publike për subvencione në fushën e kulturës, e cila ishte hapur më 23 mars 2025. Thirrja kishte për qëllim mbështetjen e festivaleve, muzikës, manifestimeve, kinematografisë, si dhe aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë.

Në dokumentin zyrtar të thirrjes, Komuna kishte premtuar mbështetje “me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi” për individët dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e kulturës. Por, realiteti duket larg këtyre zotimeve, në vitin e kaluar, lista e përfituesve ishte publikuar në korrik, ndërsa këtë vit, as në mesin e gushtit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Demokracia.com ka kontaktuar dy herë me Drejtorinë e Kulturës për të marrë një shpjegim mbi arsyet e vonesës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Nëse bllokada financiare vazhdon, jo vetëm që do të preket kalendari kulturor i Prishtinës, por do të dëmtohet edhe besueshmëria e Komunës ndaj sektorit kulturor, i cili tashmë funksionon me mjete të kufizuara dhe varet kryesisht nga këto subvencione.

Ka pasur akuza nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndaj Ministrisë së Financave për bllokimin e financimeve të komunës.

Në korrik 2025, Përparim Rama akuzoi ministrat Hekuran Murati dhe Elbert Çeku për bllokimin e projekteve në Prishtinë, duke thënë se Qeveria po ua bllokonte qytetarëve të Prishtinës mbi 28 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale, përfshirë rrugë, shkolla, çerdhe, biblioteka, ujësjellës dhe parqe.

Në një tjetër deklaratë, ai e cilësoi bllokadën e Qeverisë ndaj Prishtinës si “puro politike”, duke theksuar se buxheti i komunës ishte miratuar më 9 dhjetor të vitit të kaluar, por ende nuk ishte implementuar për shkak të ndërhyrjeve nga niveli qendror.

JU REKOMANDOJMË

Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim, pamje
Lajme

Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, pushuesit largohen me nxitim, pamje

15/08/2025 - 19:29
Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale
Kryesore

Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

15/08/2025 - 19:21
Albin Kurti së bashku me komandantin Bashkim Jashari pranojnë autoblindat nga SHBA të destinuara për FSK-në
Kryesore

Albin Kurti së bashku me komandantin Bashkim Jashari pranojnë autoblindat nga SHBA të destinuara për FSK-në

15/08/2025 - 19:10
Beka përfshihet në debat: Njëmend hamë pleskavica, por pajdhaqe jo – bre Zoti ju marroftë
Lajme

Bekë Berisha: Jam katunar, por problemet e Prishtinës do i ndreqi

15/08/2025 - 18:52
Ushtarët austriakë të KFOR-it stërviten për qitje
Lajme

Ushtarët austriakë të KFOR-it stërviten për qitje

15/08/2025 - 18:24
Sami Lushtaku prezanton listën e kandidatëve për asamblistë në Skenderaj nga PDK
Lajme

Sami Lushtaku prezanton listën e kandidatëve për asamblistë në Skenderaj nga PDK

15/08/2025 - 18:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

    Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • U arrestua muajin e kaluar për detyrim dhe prezantim të rremë, Naim Bazaj certifikohet si kandidat për kryetar të Drenasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë