Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve

15/08/2025 - 17:28
në Lajme
A A
Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës po përballet me një krizë të thellë financiare, e cila po reflektohet drejtpërdrejt edhe në aktivitetet kulturore të kryeqytetit.

Për shkak të përmbarimeve të shumta që kanë ardhur si rezultat i rasteve të humbura në gjykata, përmbaruesit privatë po i marrin mjete buxhetore nga llogaria e komunës, duke bllokuar kështu funksionimin normal të disa drejtorive, përfshirë edhe atë të Kulturës, ka mësuar Demokracia.com.

Kjo situatë ka ndikuar që Drejtoria e Kulturës, e udhëhequr nga Sibel Halimi, të mos shpallë ende listën e fituesve të thirrjes publike për subvencione në fushën e kulturës, e cila ishte hapur më 23 mars 2025. Thirrja kishte për qëllim mbështetjen e festivaleve, muzikës, manifestimeve, kinematografisë, si dhe aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë.

Në dokumentin zyrtar të thirrjes, Komuna kishte premtuar mbështetje “me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi” për individët dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e kulturës. Por, realiteti duket larg këtyre zotimeve, në vitin e kaluar, lista e përfituesve ishte publikuar në korrik, ndërsa këtë vit, as në mesin e gushtit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Demokracia.com ka kontaktuar dy herë me Drejtorinë e Kulturës për të marrë një shpjegim mbi arsyet e vonesës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Nëse bllokada financiare vazhdon, jo vetëm që do të preket kalendari kulturor i Prishtinës, por do të dëmtohet edhe besueshmëria e Komunës ndaj sektorit kulturor, i cili tashmë funksionon me mjete të kufizuara dhe varet kryesisht nga këto subvencione.

Ka pasur akuza nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndaj Ministrisë së Financave për bllokimin e financimeve të komunës.

Në korrik 2025, Përparim Rama akuzoi ministrat Hekuran Murati dhe Elbert Çeku për bllokimin e projekteve në Prishtinë, duke thënë se Qeveria po ua bllokonte qytetarëve të Prishtinës mbi 28 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale, përfshirë rrugë, shkolla, çerdhe, biblioteka, ujësjellës dhe parqe.

Në një tjetër deklaratë, ai e cilësoi bllokadën e Qeverisë ndaj Prishtinës si “puro politike”, duke theksuar se buxheti i komunës ishte miratuar më 9 dhjetor të vitit të kaluar, por ende nuk ishte implementuar për shkak të ndërhyrjeve nga niveli qendror.

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse Hamza e pranon ofertën e Kurtit

Abrashi: Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse Hamza e pranon ofertën e Kurtit
12/08/2026 - 14:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas aksionit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e kësaj partie kërkuan thirrjen e seancës për konstituimin e...

Më shumëDetails

“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart

“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart
12/08/2026 - 14:19

Një mërgimtar, që sot shkoi në Kuvend ku u hapen dyert për vizitorë nga diaspora, ka protestuar përmes një pankarte ku shkruante: “Kurti n’burg”. Por, dikush nga mërgimtarët...

Më shumëDetails

Arben Gashi reagon për situatën në Kuvend: Kosovës po i mungon LDK-ja, po i mungon fryma Rugoviane

Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët
12/08/2026 - 14:15

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kuvendin e Kosovës. Gashi ka thënë se situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike,...

Më shumëDetails

Mbështetësi i Kurtit me plis në kokë flet kështu për opozitën: Se meritoni as ajrin, vij këtu sa herë më thirrë “baba”

Mbështetësi i Kurtit me plis në kokë flet kështu për opozitën: Se meritoni as ajrin, vij këtu sa herë më thirrë “baba”
12/08/2026 - 14:06

Mbështetësi i Kurtit me plis në kokë opozitës: Ju se meritoni as ajrin, unë vij këtu sa herë më thirrë Baba Një mbështetës i liderit të VV’së, në...

Më shumëDetails

Deputetja e PDK-së për Kurtin: Po i çon deputetët një e nga një për me heq vëmendjen nga keqmenaxhimi

Deputetja e PDK-së për Kurtin: Po i çon deputetët një e nga një për me heq vëmendjen nga keqmenaxhimi
12/08/2026 - 14:00

Deputetja e PDK-së ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka akuzuar Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po...

Më shumëDetails

Haxhiu kthehet në sallë për “vizitën e mërgatës”, deputetët e PDK’së i reagojnë e fishkëllejnë: Thirreni seancën

Haxhiu kthehet në sallë për “vizitën e mërgatës”, deputetët e PDK’së i reagojnë e fishkëllejnë: Thirreni seancën
12/08/2026 - 13:52

U.d presidentja, Albulena Haxhiu, është kthyer në sallën e Kuvendit, duke thënë se ajo shkoi aty për shkak të vizitës së mërgatës. Haxhiu, i kritikoi partitë e tjera...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë