Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtuesit e veriut dalin kundër përjashtimit të 4 komunave nga shtrenjtimi i rrymës

30/04/2025 - 09:34
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtuesit e veriut dalin kundër përjashtimit të 4 komunave nga shtrenjtimi i rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga 1 maji 2025, qytetarët e Kosovës do të paguajnë 16.1% më shumë për energjinë elektrike. Vendimi u mor më 16 prill nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pavarësisht reagimeve dhe protestave të qytetarëve.

Por kjo rritje nuk do të zbatohet në veri të vendit, ku jeton shumica serbe. Në katër komunat veriore, furnizimi dhe faturimi nuk bëhet nga KESCO, por nga kompania serbe Elektrosever, e licencuar në vitin 2022 në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.

ZRRE sqaron se nuk përcakton tarifat për Elektroseverin, pasi kjo kompani operon në bazë të një marrëveshjeje të veçantë dhe ka autonomi në caktimin e çmimeve për konsumatorët që i furnizon. Megjithatë, ajo detyrohet të paguajë tarifat për përdorimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes, ashtu si çdo furnizues tjetër në vend.

Nexhat Uglanin, Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka reaguar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar të padrejtë mos përfshirjen e komunave veriore në këtë proces.

Uglanin ka theksuar se mos shtrenjtimi I tarifave në veri është një hap i gabuar, pasi ai beson se komunat veriore duhet të jenë të barabarta me pjesën tjetër të Kosovës në lidhje me sistemin energjetik.

‘’Mos rritja e tarifës për komunat veriore është gabim shumë i madh, sepse ne duhet të jemi në sistem të Republikës së Kosovës baraz me qytetarët tjerë. Ne si kuvend komunal nuk kemi biseduar me Elektroserverin, mirëpo ata kanë dalur me një njoftim përmes mediave që pjesët veriore nuk I përfshin ngritja e tarifës së rrymës’’, deklaroi Uglanin.

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos shtrenjtimin e rrymës ne veri. Ai tha se për komunat veriore kjo rritje nuk qëndron sepse furnizimi bëhet përmes një marrëveshjeje mes KEDS-it dhe Elektroserver.

“Nuk vlen për komunat veriore, përfshirë edhe Zubin-Potokun, sepse furnizimi atje bëhet përmes marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit,” tha Zeqiri.

Ai vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të padrejtë.

“Kjo rritje e rrymës është shumë e pakuptimtë. Elektroseveri ka konfirmuar se nuk do të ketë shtrenjtim në veri – por realisht, nuk është dashur të shtrenjtohet askund,” deklaroi ai.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se edhe pse ende nuk e ka analizuar plotësisht vendimin për mos përfshirjen komunave veriore në ngritjen e çmimit të rrymës e konsideron atë të padrejtë.

“Nuk e kam vlerësuar totalisht, mirëpo mendoj që është vendim i padrejtë,” u shpreh shkurt Peci

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e komunave veriore nga shtrenjtimi i tarifave është një hap i padrejtë. Sipas Shalës, ky veprim është një shkelje e parimeve elementare njerëzore, duke theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.

‘’Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë dhe është shkelje e çdo parimi njerëzor ‘’, tha Shala

Shala ka shtuar se Qeveria “Kurti” dhe mekanizmat e saj po e bëjnë këtë, çka Shala konsideron se është një shkelje e ligjit dhe e të drejtave të qytetarëve.

‘’Kjo është pabarazi e radhës që qytetarëve të Kosovës qeveria Kurti dhe mekanizmat saj po e bëjnë këtë dhe parimisht kjo është edhe shkelje e ligjit dhe parimeve elementare njerëzore’’, deklaroi Shala

Luan Hasanaj, organizator i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për përjashtimin e katër komunave veriore nga rritja e çmimit të rrymës si një diskriminim të hapur ekonomik.

‘’Përjashtimi i katër komunave veriore nga ky vendim përbën diskriminim të hapur ekonomik’’, tha Hasanaj.

Hasanaj ka thënë se ky trajtim i pabarabartë cenon parimin e barazisë para ligjit, duke shtuar se përjashtimi i veriut dëmton besimin në institucione dhe krijon ndasi mes qytetarëve. Ai gjithashtu ka theksuar se ky vendim minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë

‘’Përjashtimi i katër komunave veriore cenon parimin e barazisë para ligjit. Ky trajtim i pabarabartë dëmton besimin në institucione, krijon ndasi mes qytetarëve dhe minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë’’, deklaroi Hasanaj.

JU REKOMANDOJMË

Mitrovica me kryetar të ri, Arian Tahiri e uron Faton Pecin për fitoren
Kryesore

Mitrovica me kryetar të ri, Arian Tahiri e uron Faton Pecin për fitoren

09/11/2025 - 21:39
Numërohen 98% e votave në Vushtrri, Ferit Idrizi prin me 54.17%
Kryesore

Numërohen 100% e kutive në Vushtrri, Ferit Idrizi arrin fitore bindëse me 54.27% të votave

09/11/2025 - 21:38
Kurti sot bën homazhe në Besianë dhe Izbicë të Skenderajt
Kryesore

Kurti: Fituam në shtatë komuna, ky është një sukses për LVV-në

09/11/2025 - 21:18
LDK-ja pas 25 vjetësh humb Fushë-Kosovën si bastion, ky është rezultati final
Lajme

LDK-ja pas 25 vjetësh humb Fushë-Kosovën si bastion, ky është rezultati final

09/11/2025 - 21:05
Ferit Idrizi shpall fitoren në Vushtrri: Ky mandat është meritë e qytetarëve, do të jem kryetar i të gjithëve pa dallim
Lajme

Ferit Idrizi shpall fitoren në Vushtrri: Ky mandat është meritë e qytetarëve, do të jem kryetar i të gjithëve pa dallim

09/11/2025 - 20:59
Numërohen 96% e votave në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci prin me 53.57%
Kryesore

Numërohen 96% e votave në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci prin me 53.57%

09/11/2025 - 20:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kuku, çka po dojka me ba me këtë shenjë”: Gani Geci tallet keq me përplasjen e Sveçlës me një zyrtar të LDK-së

    “Kuku, çka po dojka me ba me këtë shenjë”: Gani Geci tallet keq me përplasjen e Sveçlës me një zyrtar të LDK-së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “E pash që po eskalon situata”, pronari tregon pse e mbylli lokalin ku kishte planifikuar të shkonte Kurti

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Exit-Polli i Klan Kosovës, Kelmendi jep detaje: Ka komuna që janë mbyllur, por ka komuna ku do të vlejë secila votë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arian Tahiri: Faleminderit Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vizita e Kurtit në Mitrovicë, qytetari: “S’ka nevojë kurrkush me na bo presion, s’jemi hajvana qysh ai mendon, hajvan është ai vet”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë