Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Dua Lipa koncert madhështor në Tiranë

29/11/2022 - 17:55
në ShowBiz
A A
​Dua Lipa koncert madhështor në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kishte vendosur që turin e saj botëror ta përmbyllë në Shqipëri, të flasë shqip e të ngrejë flamurin kuq e zi në skenë, në emër të një date të shënuar si ajo e ngritjes së flamurit në Vlorë, si ajo e Pavarësisë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

Koncerti filloi nga ora 19:00 me performancat e këngëtares Elvana Gjata, ndërsa ishin mbledhur aty edhe të huaj që kishin mbërritur në Tiranë si fansa të Dua Lipës. Kryeqyteti i Shqipërisë është kthyer në kryeqytetin europian të rinisë pas mbërritjes së shumë fansave të këngëtares Dua Lipa në Tiranë, ndërsa shqiptarët shijuan performancën që prisnin që nga organizimi i Sunny Hill Festival, interpretimet fantastike të Dua Lipës.

Fituesja e 3 çmimeve Grammy Awards, ka realizuar gjatë këtij viti 94 koncerte në të gjithë botën për ta mbyllur me duartrokitjet e shqiptarëve në Tiranën festive.

Para koncertit, Dua u shpreh se kryeqyteti shqiptar do të shënojë edhe mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia”. “Faleminderit shumë, urime 110-vjetorin e pavarësisë! Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë, me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu!”, u shpreh Dua Lipa.

Ajo shtoi se do të shfrytëzojë këtë mundësi, për t’i treguar botës se cilët janë shqiptarët e vërtetë. “Mendoj që kemi nevojë të luftojmë ksenofobinë kudo në botë, jo vetëm për ne, por për të gjithë nëpër botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë, të ndryshojmë stigmën ndaj shqiptarëve. Mendoj që ka shumë njerëz që provojnë të na tregojnë që ne nuk jemi kush jemi dhe e kam një ndjesi që kisha nevojë të shpreh që ne kemi të drejtën të krenohemi”, tha Dua Lipa.

Këngëtarja tregoi me krenari pasaportën shqiptare të marrë një ditë më parë nga Presidenti Begaj bashkë me nënshtetësinë. “Është shumë e rëndësishme për mua dhe nder që jam në gjendje të përfaqësoj vendin tim, gjithashtu më vjen mirë që e përfaqësoj në një mënyrë të mirë, pasi duhet të luftojmë stigmat. Por, ndihem shumë me fat që jam nga një vend si ky, ne jemi shumë krenarë për prejardhjen tonë”.

JU REKOMANDOJMË

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK
12/11/2026 - 15:00

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e...

Më shumëDetails

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës
12/11/2026 - 13:34

Regjisorja Arlinda Morina i ka shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda ka treguar se...

Më shumëDetails

Gati të bëhet nënë, Afrona publikon foton e para 15 kilogramë më pak

Gati të bëhet nënë, Afrona publikon foton e para 15 kilogramë më pak
12/11/2026 - 13:30

Afrona Dika ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga e kaluara, duke kujtuar kohën kur peshonte 15 kilogramë më pak. Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi dy...

Më shumëDetails

Nichi ankohet për papastërtinë në shtëpinë e BBVK-së, Anjeza e injoron

Nichi ankohet për papastërtinë në shtëpinë e BBVK-së, Anjeza e injoron
12/11/2026 - 13:29

Kapiteni i javës në Big Brother VIP Kosova 5, Nichi, është shprehur i revoltuar me papastërtinë në shtëpi. Ai ka kritikuar banorët për mungesën e kujdesit ndaj higjienës,...

Më shumëDetails

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj
11/11/2026 - 21:24

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë më hapur rreth jetës së saj personale dhe...

Më shumëDetails

Mozzik në gjykatë, për çfarë rasti?

Mozzik në gjykatë, për çfarë rasti?
11/11/2026 - 14:44

Reperi i njohur, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është parë sot para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Ai është pjesë e një procesi gjyqësor që lidhet me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë