Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dugolli: Opozita të vijë me një propozim të përbashkët për Presidentin, le të na sfidojnë si LVV!

03/04/2026 - 22:51
në Lajme
A A
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në emisionin ‘Blic Interview’ është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Dugolli tha se Lëvizja Vetëvendosje është jashtëzakonisht e interesuar të zgjidhet çështja e Presidentit.

Ai tha se si subjekt politik i kanë propozimet e tyre por se nëse gjendet një emër i pranueshëm mund t’a konsiderojnë dhe të mbyllet kjo temë.

“Lëvizja Vetëvendosje është jashtëzakonisht e interesuar që të zgjidhet çështja e Presidentit për shkak se ne e kemi fitu shumicën, i kemi fitu 51.1% por nuk mjaftojnë për zgjedhjen e Presidentit/es. Por mund të them se nuk është interesi jonë që të shkojmë sërish në zgjedhje. Tani për tani i kemi ato që i kemi propozu (emrat për President), ndonëse nuk e di ligjërisht si është por mbase edhe mund të rikonsiderohet nëse gjendet një zgjidhje, emër konsensuale edhe mund të tërhiqen, nuk e di në kuptimin kushtetues dhe ligjor s’i shkon. Unë mendoj që nëse gjendet një emër i pranueshëm atëherë mund t’a konsiderojmë dhe kryejmë këtë temë”

Dugolli tha se le të vij opozita me një propozim të përbashkët për postin e Presidentit dhe sipas tij ‘le t’i sfidojnë’ si Vetëvendosje.

Por sipas Dugollit (opozita) s’po e bëjnë diçka të tillë sepse nuk e kanë me çështjen e Presidentit por me rezultatin e 28 dhjetorit.

“Natyrisht që ne e kemi prit opozitën me një propozim të përbashkët, e kemi kërku madje kemi insistu që t’a kenë të paktën një emër. Nëse nuk i kanë nëshkrimet edhe do t’ua plotësonim sepse nuk është interesi i Vetëvendosjes të shkohet në zgjedhje për çështjen e Presidenetit. Ne i sfidojmë, le të na e lenë pastaj fajin ne, të thonë ne e kemi propozu këtë emër, kemi konsideru që është emër konsensual, i pranueshëm dhe ka kredenciale të mjaftueshme për të qenë figurë edhe unifikuese edhe që e zotëron pozitën e Presidentit dhe le të na sfidojnë…por këtë s’po e bëjnë për shkak se kam një përshtypje se ata nuk e kanë me çështjen e Presidentit, këtë e kanë vetëm si shkas. Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk është duke iu pëlqy, duhet ta thonë, jo të fshihen. Sepse për çështjen e zgjedhjes së Presidentit ne futemi pastaj në një cikël që ‘nuk e ku na nxjerr’ për shkak se 80 vota mos të pretendon dikush që mund t’i merr i vetëm, nuk mund t’i merr. Kësaj radhe opozita e ka mundësinë ta zgjidh çështjen e Presidentit apo ta qon vendin në zgjedhje” deklaroi Dugolli.

JU REKOMANDOJMË

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”
03/04/2026 - 23:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme, ka thënë se 540 mijë euro është vlera xhipi i kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran
03/04/2026 - 22:38

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata. Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të...

Më shumëDetails

“Godet”, zotëria i parë nga Carralluka

“Godet”, zotëria i parë nga Carralluka
03/04/2026 - 22:28

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut që nesër merr detyrën e presidentes, ka sulmuar opozitën, një ditë para se të bëhet Zotëri i Parë. Krasniqi do të jetë...

Më shumëDetails

Lumir Abdixhiku takohet me Albin Kurtin të hënën paradite, konfirmon Lutfi Haziri

Lumir Abdixhiku takohet me Albin Kurtin të hënën paradite, konfirmon Lutfi Haziri
03/04/2026 - 22:09

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Ai tha se Kosova tash e një kohë është...

Më shumëDetails

Ekspozita me pasaktësi për mas’akrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë

Ekspozita me pasaktësi për mas’akrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë
03/04/2026 - 21:56

Shkëlzen Gashi, është deklaruar rreth kritikave që i janë bërë atij për ekspozitën në sheshin e kryeqytetit Masakrat në Kosovë, duke thënë se emri i tij është përdorur...

Më shumëDetails

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut
03/04/2026 - 21:45

Ushtarakët e FSK-së, gjatë stërvitjeve të rregullta zbritën nga zona malore për nderime tek dëshmorët në Kompleksin Memorial të Vrellës në Istog.Të njëjtit, bënë homazhe dhe përkujtuan sakrificën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë