Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Duhet t’i fitojmë 36 pikët e mbetura”, Arbeloa i zemëruar por s’e ka ndërmend të dorëzohet

03/03/2026 - 13:06
në Sport
A A
“Duhet t’i fitojmë 36 pikët e mbetura”, Arbeloa i zemëruar por s’e ka ndërmend të dorëzohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas një humbjeje befasuese 0:1 në stadiumin Santiago Bernabéu nga Getafe, trajneri Álvaro Arbeloa u shpreh i zhgënjyer, duke reaguar ashpër ndaj një prej lojtarëve të tij dhe duke e mbrojtur gjithsesi paraqitjen e skuadrës.

Ndeshja u vendos nga një gol i Martin Satrianos për Getafen, i cili shënoi me një vole të jashtëzakonshme në pjesën e parë, duke ia dhënë ekipit vizitor një fitore të rëndësishme në Bernabéu.

Kjo humbje i lë madrilenët katër pikë prapa rivalit të tyre kryesor, Barcelona, në garën për titullin në La Liga, shkruan “Gazeta Express”.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Arbeloa theksoi se skuadra krijoi më shumë shanse se Getafe, por nuk arriti t’i shfrytëzonte ato.

Ai gjithashtu e pranoi përgjegjësinë e humbjes.

“Nuk është e pamundur të luajmë mirë — patëm shanse të qarta me Vinicius, Rudiger, Rodrygo… por nuk arritëm të shënojmë. Përmirësimi i lojës është përgjegjësi e imja. Nëse dikush është përgjegjës për humbjen, ai jam unë.”

“Ne nuk e kemi një objektiv tjetër pos t’i fitojmë 36 pikë që kanë mbetur në garë. Ky është Real Madridi dhe askush nuk dorëzohet këtu. Është një hapësirë (shkëputje e Barcelonës) që mund ta shkrijmë.”

Arbeloa nuk i kurseu as kritikat ndaj njërit prej lojtarëve të tij, duke e cilësuar si “të papranueshëm” kartonin e kuq që e mori Franco Mastantuono për protestë ndaj gjyqtarit — një situatë që do ta lërë atë jashtë skuadrës për ndeshjen e radhës.

Humbja e Real Madridit nga Getafes jo vetëm që i shqetëson tifozët, por edhe e vendos ekipin prapa në garën për titull — me Barcelonën tani me një epërsi të dukshme në renditje. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Në Premierligë pothuajse 1 gol në 5 vjen nga një loja e ndalur, në Angli po bie loja efektive

Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: Është një lojtar i madh
03/03/2026 - 13:06

Në këtë sezon të Premierligës ka një trend të qartë: golat nga situatat e ndalimit të lojës si: goditjet nga këndi, goditjet e lira apo rivëniet anësore, të...

Më shumëDetails

Goditje e rëndë për Barçën, Lewandowski do të mungojë ndaj Atleticos

Goditje e rëndë për Barçën, Lewandowski do të mungojë ndaj Atleticos
02/03/2026 - 15:52

Lajm i keq për Barcelonën para ndeshjes vendimtare të kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Atlético Madridit. Sulmuesi polak Robert Lewandowski nuk do të jenë në dispozicion...

Më shumëDetails

Kush përfiton nëse Irani përjashtohet nga Kupa e Botës?

Kush përfiton nëse Irani përjashtohet nga Kupa e Botës?
02/03/2026 - 15:41

Irani është i rrezikuar seriozisht të përjashtohet nga Botërori 2026. Konflikti në vendin aziatik pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit imponojnë zgjedhje që në plan të parë kanë...

Më shumëDetails

Ndodhet mes luftës dhe pasigurisë për jetën në Iran, reagon Jasir Asani

Ndodhet mes luftës dhe pasigurisë për jetën në Iran, reagon Jasir Asani
02/03/2026 - 10:50

Sulmuesi i Shqipërisë Jasir Asani ka reaguar përmes rrjeteve sociale për gjendjen e tij në Iran, aty ku pasiguria është rritur ndjeshëm pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit....

Më shumëDetails

Anulohet ndeshja e “Finalissima”

Anulohet ndeshja e “Finalissima”
01/03/2026 - 15:02

Situata në Lindjen e Mesme ka marrë vëmendje të madhe. Kjo për shkak të sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilët vranë liderin suprem të këtij...

Më shumëDetails

Ballkani triumfon ndaj Drenicës dhe rimerr kreun e tabelës

Ballkani triumfon ndaj Drenicës dhe rimerr kreun e tabelës
01/03/2026 - 15:01

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në garën për titull, duke e rikthyer kreun e tabelës përkohësisht. Skuadra suharekase ka triumfuar ndaj Drenicës në Suharekë, minimalisht prej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë fizikisht gazetarin Burim Pacolli

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I akuzuari për plagosjen e dy personave, në mesin e tyre një e mitur, në Vushtrri, nuk e pranon fajësinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë