Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Goditje e rëndë për Barçën, Lewandowski do të mungojë ndaj Atleticos

02/03/2026 - 15:52
në Sport
A A
Goditje e rëndë për Barçën, Lewandowski do të mungojë ndaj Atleticos
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lajm i keq për Barcelonën para ndeshjes vendimtare të kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Atlético Madridit.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski nuk do të jenë në dispozicion për këtë sfidë, pasi e ka pësuar një frakturë në orbitën e syrit të majtë gjatë ndeshjes së fundit të La Ligas ndaj Villarrealit.

Barcelona zyrtarisht konfirmoi se ekzaminimet mjekësore e zbuluan dëmtimin, dhe ai do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Atleticos në Spotify Camp Nou, shkruajnë mediat spanjolle.

Në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Villarrealit, Lewandowski u përplas aksidentalisht me mbrojtësin kundërshtar dhe pësoi trauma në zonën e fytyrës.

Edhe pse ai vazhdoi të luante dhe shënoi gol në atë sfidë, testet e mëvonshme konfirmuan se goditja e kishte shkaktuar një frakturë.

Ky dëmtim vjen në një moment kyç, pasi Barcelona duhet ta përmbysë humbjen 0:4 nga ndeshja e parë për ta arritur finalen e Kupës së Mbretit.

Pa Lewandowskin, trajneri Hansi Flick do të duhet të gjejë alternativa sulmuese, ndërsa Ferran Torres duket si një nga emrat kryesorë për ta marrë vendin e sulmuesit polak.

Lewandowski bashkohet me një listë të gjatë mungesash për Barcelonën — përfshirë lojtarë si Frenkie de Jong, Andreas Christensen dhe Gavi — si dhe Eric García që është i pezulluar, duke e bërë detyrën ndaj Atleticos edhe më të vështirë.

Sipas mediave spanjolle, Lewandowski mund të synojë të kthehet pas rikuperimit, duke e përdorur një maskë mbrojtëse, për ndeshjen kampionale kundër Athletic Club, nëse gjendja e tij përmirësohet. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i djalit

Zhegrova: Fadil Vokrri më bindi për 20 sekonda, zemra më rrah për Kosovën – respekt për Shqipërinë
12/03/2026 - 21:38

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe i Juventus-it, Edon Zhegrova, ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tij personale, pasi është bërë baba për...

Më shumëDetails

Rafaela Pimenta mohon çdo bisedë për Haaland me Barcelonën

Haaland lë pas Messin e Ronaldon, thyen një rekord të madh në Ligën e Kampionëve
12/03/2026 - 21:00

Rafaela Pimenta, e cila përfaqëson Erling Haaland, ka mohuar kategorikisht çdo bisedë me Barcelonën. Deklarata e saj vjen në përgjigje të drejtpërdrejtë të raportimeve në mediat ndërkombëtare për...

Më shumëDetails

Momenti i sikletshëm për gazetaren e sportit, futbollisti i Manchester Cityt e godet me top në kokë para duelit me Realin!

Momenti i sikletshëm për gazetaren e sportit, futbollisti i Manchester Cityt e godet me top në kokë para duelit me Realin!
12/03/2026 - 09:40

Puna e një gazetari mund të jetë sfiduese.Maja Strzelczyk e përjetoi një ‘goditje’ të pazakontë në kokë të mërkurën në mbrëmje në Bernabeu. Gazetarja e TVP Sport u...

Më shumëDetails

Nëse Irani largohet, FIFA ka gati planin B për Kupën e Botës, vendi mund t’i kalojë një tjetër kombëtareje

Nëse Irani largohet, FIFA ka gati planin B për Kupën e Botës, vendi mund t’i kalojë një tjetër kombëtareje
11/03/2026 - 19:42

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës është vënë në pikëpyetje pas fillimit të luftës, ku Izraeli dhe Amerika sulmuan dhe vranë liderin iranian. Pak më parë, Ministri...

Më shumëDetails

Ia huqi “veç” për 600km, tifozi i Barçës përfundon duke ndjekur ndeshjen e kategorisë së tretë angleze

Ia huqi “veç” për 600km, tifozi i Barçës përfundon duke ndjekur ndeshjen e kategorisë së tretë angleze
11/03/2026 - 19:39

Një tifoz spanjoll i futbollit e ndërroi pa dashje një mbrëmje të Ligës së Kampionëve në Newcastle me një ndeshje të League One në Exeter, pas një ngatërrimi...

Më shumëDetails

Kosova publikon listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Kosova publikon listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën
11/03/2026 - 13:47

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar të mërkurën listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë