Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Klan Kuqezi, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Andorrën. Kreu i futbollit deklaroi se të ketë gola dhe të kënaqen tifozët.
Sipas tij, trajneri Silvinjo ka bërë mirë që ka zgjedhur formacion sulmues. I pyetur për ndeshjen Serbi-Shqipëri, Duka theksoi se ende nuk dihet se në cilin stadium do të luhet ndeshja.
“Sezoni nisi në “Wembley”. Do ishte më mirë me një rezultat tjerë, por nuk ishte surprizë fitorja e Anglisë. Sot është një nisje edicioni për ne. Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ndeshje shumë e vështirë, sepse vijmë nga një ndeshje ku mbrohemi për të mos pësuar, në një ndeshje ku duhet të luajmë në sulm dhe të kënaqim tifozët. Jam i bindur për një rezultat pozitiv.