Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Duncan: Nuk mendoj se Thaçi ishte kryekomandant i UÇK-së

22/09/2025 - 18:30
në Lajme
A A
Duncan: Nuk mendoj se Thaçi ishte kryekomandant i UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka dëshmuar ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte.

Në fund të viteve ’90, Duncan ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, më 1999.Në ditën e parë të dëshmisë, ai tha se Ushtria Çlimitare e Kosovës nuk kishte një hierarki nga lartë-poshtë, por e përshkroi si forcë guerile, ku personat kishin tituj që nuk përkonin me realitetin.

Ai u pyet nga avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, nëse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte një organ i mirëfilltë që komandonte këtë organizatë.

“Unë kam dëgjuar të përmendet Shtabi i Përgjithshëm, por këtë në deklarata politike kryesisht. Nga aktakuza kam kuptuar se është krijuar në mes të viteve ’90 kur UÇK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme, shumë më e vogël dhe po dëshironin t’i jepnin një titull grandioz vetes si Shtabi i Përgjithshëm. Por, në kohën sa kam qenë atje, nuk kam pasur asnjë dëshmi që ekzistonte një shtab i përgjithshëm nga pikëpamja ushtarake”, tha ai.

Në fillim të dëshmisë, mbrojtja e pyeti nëse ka mbuluar edhe punën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë veprimtarisë së tij – në çka ai u përgjigj me ‘po’.

Ai tha se UÇK-ja – udhëheqës politik i së cilës ishte Thaçi – kishte përbërje heterogjene, “me njerëz me përvoja dhe motive të ndryshme”.

“Ne e quanim atë ‘ushtria e atyre që nuk kishin asgjë’. Aspiratat e tyre nuk ishin të njëjta. Motivi i tyre nuk ishte i njëjtë”.

 

“Kur filloi të përshkallëzohej spastrimi etnik, përbërja e pjesëtarëve kryesorë ishte shumë e larmishme: kishte ish-ushtarë të Armatës jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë dhe njerëz të tjerë, disa me familje të keqtrajtuara. Arsyeja që morën armët, ndryshonte nga personi në person”, rrëfeu Duncan.

 

Ai nënvizoi se UÇK-ja nuk kishte hierarki dhe se fuqinë reale të saj e kishin komandantët e zonave.

“Kjo ishte vështirësia me të cilën përballeshim atje”, tha Duncan, sepse “nuk kishin strukturë hierarkike – ishin të organizuar ndryshe”.

Sipas tij, udhëheqja politike e UÇK-s, përfshirë edhe Thaçin, shpesh nuk ishte në gjendje t’i bindte ushtarët për vendime të rëndësishme, siç ishte çarmatosja.

Ai tha se roli i Thaçit nuk pasqyronte realitetin politik dhe se nuk kishte legjitimitet të plotë në shoqëri.

“Atje kishte disa forca politike si LDK-ja, zoti Rugova e të tjerë”, tha Duncan.

I pyetur nga mbrojtja nëse mendon se Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së, ose kryekomandant, ai tha ‘jo’.

“…sepse mënyra se si silleshin [komandantët] me të gjatë negociatave, ishte e tillë që ata e trajtonin si krah politik, që kishte një lloj ndikimi, por jo si dikush që kishte kompetenca ushtarake”.

“Asnjëherë nuk e kam parë [Thaçin] që të jepte direktiva apo urdhra”, tha Duncan.

“Ai nuk ishte shumë i angazhuar, siç pres unë të jetë një politikan profesionist”, shtoi ai.

Duncan u pyet edhe për marrëdhënien që kishte Thaçi me komandantin e UÇK-së, Agim Çeku.

“Si pjesëtarë të një ekipi – njëri me çështjet ushtarake, tjetri me çështjet politike. Kjo është mënyra se si e kam parë unë. Nuk kam parë ndonjë lloj respekti të madh, secili i kishte përgjegjësitë e veta”, u përgjigj ai.

Duncan po ashtu u pyet nga avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli, se kush ishte përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes për çarmatosje, dhe Duncan u përgjigj se ai ishte Çeku.Sipas tij, brenda UÇK-së kishte pakënaqësi për procesin e çarmatosjes dhe sipas Duncan, “dukej që Thaçi po e humbiste mbështetjen nga disa komandantë të zonave”.

Mbrojtja e pyeti edhe për një deklaratë të Clarkut, se “nuk ekzistojnë fakte që UÇK-ja të ketë qenë pas sulmeve ndaj serbëve, të kryera pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në qershor të vitit 1999”.

Duncan tha se ai e kishte udhëzuar Clarkun që ta bënte këtë deklaratë.

Në pyetjen nëse pikëpamja e Clarkut përputhej me të tijën, Duncan u përgjigj: “po”.

Duncan u pyet edhe për dhunën ndaj serbëve dhe nëse Thaçi mund të ndalonte dhunën e shqiptarëve kundër serbëve në verën e vitit 1999.

Ai u përgjigj me “jo”.

“Për shkak se me sa e kuptonim ne nuk ishte dhunë e orkestruar. Ajo që donim që ai të bënte thirrje kosovarëve që të mos bënin një gjë të tillë, të përmbaheshin. Por, bëhej fjalë për sulme hakmarrëse nga oportunistë, kriminelë. Si çdo politikan ai mund të bënte thirrje, por nuk ishte në gjendje të zbatonte për shkak se nuk ishte organizuar nga UÇK-ja mesa kuptonim ne nga informacionet që merrnim dhe nga burimet e zakonshme”, tha Ducan, duke shtuar se Thaçi bëri apel për qetësi.

JU REKOMANDOJMË

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së
30/07/2026 - 22:54

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi mundi krahun e partisë që e thirri Kuvendin për ta shkarkuar atë. Pasi votat u numëruan,...

Më shumëDetails

“Ja ka drejtuar revolen në ballë stafit tonë” – detaje se si u sulmuan punëtorët e KRU “MITROVICA” në Pantinë të Vushtrrisë

“Ja ka drejtuar revolen në ballë stafit tonë” – detaje se si u sulmuan punëtorët e KRU “MITROVICA” në Pantinë të Vushtrrisë
30/07/2026 - 22:41

Në terren dolën paraditen e së mërkurës. Por, shkyçja e një konsumatorit për shkak të borxhit, gati se u kushtoi me jetë tre punëtorëve të Kompanisë Rajonale të...

Më shumëDetails

Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar
30/07/2026 - 22:17

Avdullah Hoti nuk u është përgjigjur gazetarëve përkundër interesimit të tyre për të marrë një koment nga vetë ai, pasi Lumir Abdixhiku u rikonfirmua kryetar i partisë. Hoti...

Më shumëDetails

Muhaxheri: Kryetarit i urojmë fitore, mbetet për të ardhmen me vlerësu çfarë ka qenë kjo fitore

“Ku e kanë pa këtë logjikë?”: Muhaxheri i LDK-së ia kthen Hotit për largimin e Abdixhikut
30/07/2026 - 22:06

Gazmend Muhaxheri, i cili ishte ndër iniciuesit e shkarkimit të Lumir Abdixhikut, është deklaruar në Pressing pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar i partisë. “Rezultati i ngushtë por...

Më shumëDetails

Reagon Vjosa Osmani pasi Abdixhiku i mbijeton shkarkimit

Reagon Vjosa Osmani pasi Abdixhiku i mbijeton shkarkimit
30/07/2026 - 22:02

Deputetja e zgjedhur Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të delegatëve që me votë t’i vazhdojnë t’i besojnë Lumir Abdixhikut si kryetar. Pak minuta pas vendimit, Osmani e...

Më shumëDetails

Lumir Abdixhiku merr votëbesimin, vazhdon të udhëheqë LDK-në

Lumir Abdixhiku merr votëbesimin, vazhdon të udhëheqë LDK-në
30/07/2026 - 21:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë votëbesimin e delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke siguruar vazhdimin e mandatit në krye të LDK-së....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë