Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DW: President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë

27/02/2026 - 12:11
në Kryesore, Lajme
A A
DW: President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shumë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar me një letër publike partive politike parlamentare, nga të cilat kërkohet që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e sërishme.

Pak ditë e ndajnë Kosovën nga zgjedhja e Presidentes apo Presidentit, ose vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme. Asnjë emër konsensual deri tash nuk e kanë gjetur partitë politike parlamentare. Konsensus nuk ka as për Presidenten aktuale Vjosa Osmani, e cila ka shprehur vetë kandidaturën.

Kjo e fundit tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat pesëvjeçar, por për kandidimin e saj nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, të cilat Osmani akoma nuk i ka siguruar. Presidentja Osmani nuk ka folur publikisht nëse ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për kandidimin e saj. Por zyrtarisht akoma nuk ka zgjidhje. Pas një takimi që zhvilloi me të ngarkuarën e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, Osmani përmendi rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të, sic thotë ajo, “stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve”.

LVV akoma nuk ka mbledhur nënshkrime

Shumica në Kuvendin e Kosovës, që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe pakicat joserbe, nuk dëshiron të propozojë një emër të tyre për president apo presidente, për faktin se i kanë vetëm 66 vota në Kuvend. E pa votën e partive opozitare nuk arrihet numri prej 80 votash të nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, prandaj kërkohet konsensus. Këtë qëndrim e shprehu Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Ajo mazhorancë që është prej 66 numrash në Kuvend, ne jemi bindur që nuk ka mundësi, përmes një emri që propozohet, një emër i njëanshëm, ta marrim edhe votën e garantuar të opozitës për t’i bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk po them se është absolut, sepse gjëra absolute në politikë nuk ka, por me përafërsi ky është konkludimi i mazhorancës”, thotë Konjufca, duke shtuar se shumica do që ta shmangë idenë që të propozojë një kandidat të vetin.

Qëndrimet e opozitës

Dy udhëheqësit e dy partive politike opozitare, PDK dhe LDK, që zhvilluan takime me Kryeministrin Kurti, kërkojnë që emri i kandidatit për këtë post të ketë mbështetje të gjerë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, thotë se “zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur”.

“Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, thotë Hamza.

Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se procesi i zgjedhjes së Presidentit po zhvillohet brenda një afati të kufizuar kohor dhe në këtë linjë ai kërkon “përgjegjësi të lartë politike, qartësi, maturi dhe vullnet për kompromis”.

“Është thelbësore të kuptohet se Presidenca duhet të mbetet institucion që garanton ndarjen e pushteteve dhe shërben si faktor uniteti për vendin, e jo si vazhdim i shumicës qeverisëse. Në këtë frymë, dhe në përputhje me deklaratën politike të miratuar në Kuvendin e LDK-së, vlerësoj se ekzistojnë dy rrugë të qëndrueshme përpara: ose një konsensus i gjerë parlamentar rreth një emri të përbashkët për President, ose një marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare”, thotë Abdixhiku.

Sipas tij, nëse asnjëra zgjidhje nuk merr rrugë, “vendit i vijnë zgjedhjet, një skenar i panevojshëm në këtë kohë”.

Qëndrimet e shoqërisë civile

Analistët thonë se do të ishte pjekuri politike që të ketë një konsensus politik për çështjen e Presidentit, por, si duket, nuk ka gatishmëri.

“Nuk ka gatishmëri të qartë nga Kurti që të ketë një konsensus për një President që nuk do të kontrollohet nga Kurti. Do të ishte shumë pozitive që Kurti të bëjë një propozim për President jashtë VV-së dhe Listës Guxo. Megjithatë, mendoj se Kurti po shkon kah imponimi ose i Vjosa Osmanit, ose zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Se a do të arrijë të imponojë me detyrim, pritet të shihet”, thotë për DW analisti Blerim Burjani. Sipas tij, nëse Kurti nuk e arrin këtë, do të ishte zhgënjim i madh për të, për faktin që ai paraqet fuqinë politike më të madhe në Kosovë dhe ka përgjegjësinë që të shmangë jostabilitetin institucional.

“Edhe bashkësia ndërkombëtare do të befasohej për keq që Kosova të mos e tejkalojë këtë gjendje sa i përket zgjedhjes së Presidentit. Kjo po i bie jo pjekuri demokratike, kthim në stadin fillestar të shtetësisë, ku ka pasur nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare për të shmangur problemet dhe konfliktet politike në vend”, thotë Burjani, duke vlerësuar se “duhet të demonstrohet pjekuri, vigjilencë dhe arsye për të mbështetur shtetësinë, demokracinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Duke e parë “rrezikun” real që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme sërish, shumë organizata të shoqërisë civile u janë drejtuar një letër publike partive politike parlamentare, nga të cilat kërkohet që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e sërishme.

“Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve. Përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit”, thuhet mes tjerash në letrën e publikuar nga shoqëria civile.

Sidoqoftë, Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë Presidenten apo Presidentin e vendit më së largu deri më 04.03, pra jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale, Vjosa Osman. Mandati i saj përfundon më 4 prill 2026.

Për të garuar për President të vendit, një kandidati i duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë.

Kuorumi në Kuvend arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh. Dështimi eventual do të çonte Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare./DW/

JU REKOMANDOJMË

“Thuaji shkurt, mos filozofo”, Thaçit i lëshohet audio-incizimi me Fadil Fazliun ku flasin për dëshminë e Remit

“Thuaji shkurt, mos filozofo”, Thaçit i lëshohet audio-incizimi me Fadil Fazliun ku flasin për dëshminë e Remit
27/02/2026 - 12:56

Në Gjykatën Speciale sot po mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Në seancë u publikuan audio-incizimet e...

Më shumëDetails

“Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

“Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin
27/02/2026 - 12:13

Një nga anëtarët e Prokurorisë së Hagës ka nisur fjalën e tij para gjykatës për rastin e aktakuzës së dytë ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë, aktakuzë...

Më shumëDetails

Gjyqi për pengim të drejtësisë, Thaçit i lexohet përmbledhja e aktakuzës me 11 pika

Gjyqi për pengim të drejtësisë, Thaçit i lexohet përmbledhja e aktakuzës me 11 pika
27/02/2026 - 12:01

Prokurori i specializuar ka lexuar pikat e akuzës që rëndojnë ndaj Thaçit. Ai akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër...

Më shumëDetails

“Guxo” e ndarë për Presidentin: Donika Gërvalla s’do mandat të dytë për Vjosa Osmanin

“Guxo” e ndarë për Presidentin: Donika Gërvalla s’do mandat të dytë për Vjosa Osmanin
27/02/2026 - 11:05

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka lënë të kuptohet se Vjosa Osmani nuk është kandidatja e tyre për president, por edhe partnerët e saj në Guxo, e cila është themeluar...

Më shumëDetails

Emilja Rexhepi tregon a do të votojë çdo emër për president, që e propozon Kurti

Emilja Rexhepi tregon a do të votojë çdo emër për president, që e propozon Kurti
27/02/2026 - 10:17

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka deklaruar se do ta mbështesë cilindo kandidat për president të Kosovës që do të propozohet nga kryeministri Albin Kurti, duke theksuar rolin vendimtar...

Më shumëDetails

Dyshimet për dallavere me vota, 12 persona intervistohen në Vushtrri dhe Skënderaj

Dyshimet për dallavere me vota, 12 persona intervistohen në Vushtrri dhe Skënderaj
27/02/2026 - 09:43

12 persona janë intervistuar në Vushtrri dhe Skënderaj lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Siç bën të ditur policia, bëhet fjalë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë