Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Guxo” e ndarë për Presidentin: Donika Gërvalla s’do mandat të dytë për Vjosa Osmanin

27/02/2026 - 11:05
në Kryesore, Lajme
A A
“Guxo” e ndarë për Presidentin: Donika Gërvalla s’do mandat të dytë për Vjosa Osmanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka lënë të kuptohet se Vjosa Osmani nuk është kandidatja e tyre për president, por edhe partnerët e saj në Guxo, e cila është themeluar si iniciativë nga vetë Osmani, janë të ndarë në dysh sa i përket përkrahjes për një mandat tjetër për të në krye të shtetit.

Osmani ka shprehur ambicien edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, por nuk dihet nëse do ta ketë mbështetjen e partive parlamentare për t’u rizgjedhur.

Gazeta online Reporteri.net, merr vesh që pikërisht për këtë çështje Guxo ka mbledhur dje anëtarësinë. Siç merr vesh Reporteri.net, bashkëkryetarja e partisë, Donika Gërvalla ka kërkuar nga deputetët dhe anëtarët e Guxo të mos deklarohen rreth çështjes së presidentit.

Presioni ka ardhur pasi që deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli një ditë më herët doli në përkrahje të Osmanit edhe për një mandat në krye të shtetit.

Mirëpo, merret vesh se Gërvalla tashmë qartazi kundërshton vazhdimin e mandatit të Vjosa Osmanit. Në një linjë me të është edhe ministri i Gërvallës, Blerim Gashani.

Ndërkohë, që ndryshe mendon bashkëkryetari tjetër i partisë, Faton Peci. Sipas burimeve, Peci  është i interesuar që partia e ty ta përkrahë Osmanin sërish.

Gjatë kësaj jave, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një seri takimesh me liderët e partive opozitare për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Të hënën, Albin Kurti, ka takuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, e një ditë më herët edhe atë të PDK-së, Bedri Hamza.

Ai tha se zgjidhja është tek tri partitë e para, Vetëvendosja, PDK dhe LDK, teksa qartësoi se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila po synon edhe një mandat, nuk është kandidatja e tij për president.

Kurti tha se do të përpiqen maksimalisht që t’i evitojnë zgjedhjet e reja.

Kosovës i duhet të nxitojë ta zgjedhë presidentin e ri të vendit deri më 4 mars, për t’i shmangur edhe një palë zgjedhje të tjera të parakohshme, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota nga 120 deputetë, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Një kandidat duhet të sigurojë fillimisht të paktën 30 nënshkrime për të hyrë në garë./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Hasanpapaj: Mërgata në Cyrih ndezi atmosferën me brohoritjet ‘KREJT KOSOVA LDK’

Hasanpapaj: Mërgata në Cyrih ndezi atmosferën me brohoritjet ‘KREJT KOSOVA LDK’
24/05/2026 - 18:49

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë momente nga takimi me mërgatën shqiptare në Cyrih të Zvicrës, ku atmosfera u karakterizua nga entuziazëm dhe mbështetje e...

Më shumëDetails

Rruga drejt BE-së, Emini: Kosova s’po i ndihmon vetes, jemi pa qeveri

Rruga drejt BE-së, Emini: Kosova s’po i ndihmon vetes, jemi pa qeveri
24/05/2026 - 18:29

Politologia Donika Emini ka deklaruar se secili vend i Bashkimit Evropian e ka nga një vend që e shtyn përpara më shumë se tjetrin. Megjithatë, sipas saj, një...

Më shumëDetails

LVV shpalos sonte programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

LVV shpalos sonte programin qeverisës për katër vitet e ardhshme
24/05/2026 - 18:12

Share Button Gazeta Blic Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njoftoi shpalosjen e programit qeverisës të LVV-së për katër vitet e ardhshme.Ngjarja do të mbahet sonte në orën...

Më shumëDetails

Pesë pika kyçe nga marrëveshja e mundshme SHBA-Iran

Pesë pika kyçe nga marrëveshja e mundshme SHBA-Iran
24/05/2026 - 17:57

Një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin duket se është në fazat e fundit. Gjatë orës së kaluar, detaje të reja kanë dalë nga portali amerikan...

Më shumëDetails

Vuçiq: Mund të jap dorëheqje së shpejti

Vuçiq thotë se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës
24/05/2026 - 17:04

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se mandati i tij po i afrohet fundit dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes në një periudhë të afërt,...

Më shumëDetails

“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore
24/05/2026 - 16:49

Komuna e Prishtinës ka prezantuar platformën digjitale “mbeturinat.com”, e cila do të shërbejë për adresimin dhe menaxhimin e kërkesave të qytetarëve për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë