Lionel Messi si gjithmonë, arriti të jetë shpëtimtari i Inter Miamit, duke shënuar dy gola dhe udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të rëndësishme 3-2 në udhëtim ndaj Colorado Rapids në ligën MLS.
Legjenda argjentinase hapi rezultatin me një gol nga penalltia, ndërsa ekipi nga Florida e shtoi epërsinë në 2-0.
Megjithatë, Colorado Rapids barazoi rezultatin në 2-2, përpara se Messi të realizonte një gol spektakolar dhe të sigurojë fitoren për Inter Miamin me golin e tretë, të shënuar pas një solo-aksioni brilant.
Ky triumf u zhvillua në Denver, para një audience prej 75 mijë shikuesish.
Kjo ishte një tjetër shfaqje mbresëlënëse nga kampioni i botës me Argjentinën, i cili arriti në kuotën e 905 golave në karrierën e tij, duke shtuar gjithashtu 407 asistime në një karrierë të lavdishme.
Në këtë sezon të MLS, Messi ka shënuar 7 gola dhe vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve.
Me Inter Miamin, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit ka luajtur 97 ndeshje, duke shënuar 85 gola dhe dhënë 43 asistime.
Ky sukses vjen në një moment të rëndësishëm për ekipin, i cili synon të mbrojë titullin e kampionit dhe të qëndrojë në krye të garës në MLS.
Për Messin, kjo është vetëm një tjetër mbrëmje magjike që tregon pse konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të futbollit, me çdo paraqitje të tij që është vendimtare për ekipin.













