Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

22/11/2025 - 22:46
në Kryesore, Lajme
A A
Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e cila u shpërnda dy ditë më parë, i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth dy milionë euro vetëm për paga të deputetëve dhe stafit të tyre politik, pavarësisht se ligjvënësit nuk nxorën as edhe një vendim nga prilli deri në shpërndarje.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm për pagat e deputetëve nga 15 prilli deri në fund të tetorit janë shpenzuar 1.37 milionë euro, ndërsa 571 mijë euro të tjera kanë shkuar për pagat e asistentëve të tyre politikë.

Gjatë kësaj periudhe, legjislatura e shpërndarë ka mbajtur vetëm një seancë konstituive, dy séance për zgjedhjen e Qeverisë dhe një seancë të jashtëzakonshme. Në asnjërën nga to nuk është miratuar ndonjë vendim.

Megjithëkëtë, deputetët do të marrin pagë edhe për 20 ditët e mbetura të nëntorit, shpenzim që ende nuk figuron në raportin financiar të Kuvendit, raporton RTK.

Ligji për detyrat dhe përgjegjësitë e deputetit parasheh edhe beneficione të tjera. Neni 16 garanton kompensim kalimtar, që do të thotë se secili deputet, nga dita e përfundimit të mandatit, ka të drejtë të marrë pagë bazë prej 1.914 euro për 12 muaj, që i bie, që buxhetit të shtetit, një deputet i kushton 22.968 euro në vit.

Kjo pagë ndalet vetëm nëse ish-deputeti fillon të punojë apo del në pension. Në rast se nuk përfitojnë të hyra të tjera, 120 deputetë sa i ka Kuvendi, buxhetit të shtetit do t`i kushtojnë rreth 3 milionë euro, pa përfshirë asistentët dhe benefitet e tjera.

JU REKOMANDOJMË

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati
20/03/2026 - 22:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se se SHBA-ja ka goditur Iranin “shumë fort”. Ai ka shtuar edhe se: “Nuk e di nëse...

Më shumëDetails

Situata në Lindje të Mesme, Reuters: SHBA po dërgon 2 mijë e 500 marinsa dhe tre anije të tjera shtesë në rajon

Situata në Lindje të Mesme, Reuters: SHBA po dërgon 2 mijë e 500 marinsa dhe tre anije të tjera shtesë në rajon
20/03/2026 - 22:01

Ushtria amerikane po vendos mijëra marinsa në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarët për Reuters të premten, ndërsa Presidenti Donald Trump akuzoi aleatët e NATO-s për “frikë” për shkak...

Më shumëDetails

Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
20/03/2026 - 21:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që...

Më shumëDetails

Franca sekuestron një anije me naftë në Mesdhe, Macron: I përkiste flotës në hije të Rusisë

Franca sekuestron një anije me naftë në Mesdhe, Macron: I përkiste flotës në hije të Rusisë
20/03/2026 - 21:49

Marina franceze sekuestroi të premten një anije cisternë nafte në Mesdheun Perëndimor, të cilën presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se i përkiste flotës në hije të Rusisë....

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman: Na duhen institucione stabile, punoni për të mirën e vendit

Ambasadori gjerman: Na duhen institucione stabile, punoni për të mirën e vendit
20/03/2026 - 21:41

Ambasadori gjerman në Kosovë tha se të gjithë aktorët politikë duhet të mendojnë për të mirën e vendit dhe të mbështesin agjendën evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve...

Më shumëDetails

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune
20/03/2026 - 21:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë