Zëvendësministri i Financave dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani ka pohuar se është sulmuar sot nga kryetari i Komunës së Skenderaj Sami Lushtaku.
Pas raportimeve në media ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.
Në njoftim thuhet se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.
“Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike”, thuhet në njoftim.













