Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i në Gjermani

31/10/2026 - 11:15
në Kryesore, Lajme
A A
Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Blutë bëjnë me dije se ata ishin dënuar me nga 15 vite burg secili për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe dëmtim prone.

Në pranga kanë rënë një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të dy banues në Vushtrri.

Ata pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë, kapen në Morinë dy shtetas kosovarë, të dënuar me nga 15 vite burg secili.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Wanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht:

  1. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë.

JU REKOMANDOJMË

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
31/10/2026 - 11:01

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në facebook, ku...

Më shumëDetails

“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme”

“Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme”
31/10/2026 - 10:47

Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit të vrarë nga ish-bashkëshorti...

Më shumëDetails

Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë
31/10/2026 - 09:35

Policia ka njoftuar se mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 30...

Më shumëDetails

Inflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset

Inflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset
31/10/2026 - 09:07

Rritja e vazhdueshme e çmimeve po rëndon më shumë jetën e qytetarëve dhe po vështirëson punën e bizneseve në Kosovë, ndërsa pritjet për një lehtësim të shpejtë të...

Më shumëDetails

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së
31/10/2026 - 00:24

Shqiponja, vajza nga Drenica që u bë e njohur për rrëfimin e historisë së saj dhe kërkimin e familjes biologjike, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova....

Më shumëDetails

Luhatje e temperaturave, ja parashikimi i motit për vikend

Luhatje e temperaturave, ja parashikimi i motit për vikend
31/10/2026 - 00:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu gjatë vikendit, më 31 tetor dhe 1 nëntor. Sipas parashikimit të IHMK-së, reshjet do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë