Një rast i parave të dyshuara si të falsifikuara është raportuar në Çagllavicë të Graçanicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një punëtor i një banke ka njoftuar autoritetet pasi gjatë kontrollit të një bankomati ka hasur në 573 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor banke, ka njoftuar se gjatë kontrollit në bankomat ka hasur në 573 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar nga njësiti i forenzikës për ekzaminim, ndërsa rasti është iniciuar si “Monedhë e falsifikuar”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.












