Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin.
Siç po raportohet në media, një person i moshuar ka humbur jetën në bregdet. Në bazë të këtyre informacioneve të dërguara mediave, pushuesit pretendojnë se vonesa e ndihmës së parë çoi në tragjedi.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia e Malit të Zi, por ata pretendojnë se nuk ka pasur ndërhyrje.
Deri më tani nuk ka detaje zyrtare lidhur me këtë rast, ndërsa as mediat malazeze nuk kanë raportuar ende për ngjarjen.













