Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme, ku si pasojë e gjuajtjes më armë zjarri ka të vdekur e të plagosur.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dyshohet se ka vdekur edhe personi i tretë, si pasojë e mos përballimit të plagëve të marra,
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës për këtë rast tragjik, ku më herët ka konfirmuar vdekjen e dy personave.
“Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur dhe kanë marrë ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan. I dyshuari është një mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë dhe për momentin është në arrati”, kishte thënë për media, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.