Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afati kushtetues/ Dy opsionet që mund të ndodhin nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh

12/08/2025 - 21:40
në Kryesore, Lajme
A A
Afati kushtetues/ Dy opsionet që mund të ndodhin nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish partitë opozitare e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar.

Lidhur me atë se a do të zbatohet ky vendimi nga VV-ja, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot tha se pret aktgjykimin e plotë, pasi ai i 8 gushtit ishte vetëm një njoftim për vendimin.

Hulumtuesi i lartë nga KDI, Vullnet Bugaqku, për Gazeta Blic ka sqaruar se si janë procedurat për caktim të seancës konstituive.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të caktohet pasi Gjykata Kushtetuese ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare të Kosovës. Deri tani Gjykata ka shpallur vetëm një njoftim, në të cilin ka publikuar dispozitivin e vendimit të saj, megjithatë nuk është shpallur ende aktgjykimi i plotë i cili duhet ta ketë edhe arsyetimin në tërë të secilës pikë, në kuadër të këtij dispozitivi të këtij vendimi. Andaj, seanca mund të thirret pas publikimit të aktgjykimit të plotë dhe nga ai moment fillon fuqia juridike e atij vendimi dhe fillon afati që kryesuesi brenda 48 orëve nga dita e publikimit duhet ta thërras seancën, ku duhet të votohet me votim të hapur, siç e ka cekur gjykata dhe duhet të propozohet kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Bugaqku ka theksuar se e gjitha duhet të përfundojë brenda 30 ditësh dhe kandidati duhet të propozohet 3 herë.

“Krejt procedura sipas vendimit të Gjykatës duhet të përfundojë brenda 30 ditësh dhe rrjedhimisht deputetët kanë obligim edhe kushtetues që ta zbatojnë këtë vendim dhe ta konstituojnë kuvendit në bazë të afatit kushtetues. Po ashtu, gjykata ka theksuar se një kandidat mund të propozohet 3 herë dhe nëse nuk i merr votat, atëherë duhet të ndërrohet kandidati dhe kjo të zgjasë jo më shumë se 30 ditë”, ka potencuar ai.

Ai shton se “nëse deputetët brenda 30 ditëve nuk konstituojnë Kuvendin siç ka kërkuar Gjykata, ajo nuk i ka sqaruar pasojat e mundshme”.

Por, çka ndodh nëse brenda këtij afati nuk konstituohet Kuvendi?

Për këtë, sipas Bugaqkut janë dy mundësi.

“Rrjedhimisht ka dy mundësi që mund të krijohen, me skadimin e këtij afati. E para, Gjykata Kushtetuese përsëri mund të lëshojë një vendim dhe mund të konstatojë se meqenëse asnjë prej 48 deputetëve të grupit më të madh parlamentar nuk i morën votat e mjaftueshme për kryetar kuvendi, atëherë kjo e drejtë e propozimit i kalohet ndonjë grupi tjetër parlamentar. Dhe situata e dytë mund të jetë që pas 30 ditëve nëse nuk konstituohet Kuvendi, Gjykata mund të japë urdhër që të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare”, ka deklaruar Vullnet Bugaqku nga KDI.

JU REKOMANDOJMË

Faton Peci ua kthen më të mirën votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare

Faton Peci ua kthen më të mirën votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
07/07/2026 - 10:05

Me ardhjen e sezonit veror dhe kthimin e mërgimtarëve në Mitrovicë, kryetari i Komunës, Faton Peci, ka njoftuar një “lehtësim të madh” për bashkatdhetarët: parkingje falas për veturat...

Më shumëDetails

Kapen rreth 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Kapen rreth 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, Dogana jep detaje
07/07/2026 - 09:43

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka zbuluar mall komercial dhe para të padeklaruara në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit. Në njoftim shtohet se, në një automjet...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve, kaq po zgjat pritja në pikat kufitare

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
07/07/2026 - 09:20

Gjendja e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, është e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për...

Më shumëDetails

Shtrenjtohet nafta, MINT-i publikon çmimet e derivateve

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
07/07/2026 - 09:08

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 7 korrik 2026. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Autostrada 200 milionëshe Shkup-Bllacë, Basha i gëzohet nënshkrimit, uron që RMV t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve
07/07/2026 - 08:58

Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një postimi ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë. Ai e ka cilësuar...

Më shumëDetails

Syla: Natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicon, n’fund krejt fajet PDK-ja

Syla: Natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicon, n’fund krejt fajet PDK-ja
07/07/2026 - 08:47

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” se natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicion. Ndërkaq, Syla tha se në fund “gjitha fajet i ka PDK-ja”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë