Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshohet se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit, Jeton Mehmeti deklarohet i pafajshëm para gjykatës

25/10/2024 - 18:46
në Kryesore, Lajme
A A
Dyshohet se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit, Jeton Mehmeti deklarohet i pafajshëm para gjykatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, më 25.10.2024, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar kundër të pandehurit, Jeton Mehmeti, i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Mehmeti dyshohet se ka përfituar rreth dy milionë euro përmes mashtrimit të 24 qytetarëve. Sipas Prokurorisë i njëjti dyshohet se këtë e ka bërë në periudha të ndryshme, nga viti 2021 e deri në muajin korrik të vitit 2023. I pandehuri Mehmeti është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës.

“Ndihem plotësisht i pafajshëm për veprën penale që akuzohem”- tha ai para gjykatës.

Ky rast po trajtohet nga gjyqtarja Qëndresa Tahiri- Islami, ndërsa prokurore e kësaj çështjeje është Albana Parduzi. Të pranishëm në seancë, pos të pandehurit Jeton Mehmeti, ishin edhe mbrojtësja e të pandehurit Kada Bunjaku- Përçuku dhe 24 të dëmtuarit: Bajram Hyseni, Nazmi Pllana, Ismet Zeqiri, Jeton Peci, Naim Hoxha, Mensur Musa, Nazmi Maxhuni, Ramush Salihu, Kelmend Salihu, Ilir Kelmendi, Bajram Strana, Lavdim Kabashi, Muharrem Bllata, Fidan Zahiti, Nijazi Veseli, Nazmi Feka, Ideal Prokshi, Nistret Bekteshi, Bekim Fejza, Edmond Shala, Liridon Podrimçak, Gazmend Pupovci dhe Faton Elezaj.

Detajet e plota të seancës i sjellë kallxo.com

Lidhur me këtë rast kishte raportuar ekskluzivisht në mars të këtij viti Gazeta Online Veriu.info.

Fjala ishte për një skemë mashtrimi me cigaret Trokadero, ku i arrestuari dyshohet se iu kishte marrë para avans viktimave për t’iu sjellë cigare, por të cilat nuk ua ka sjellë asnjëherë.

Arrestohet vushtrriasi Jeton Mehmeti për mashtrim të qytetarëve në vlerë rreth 2 milionë euro

Cka thuhet në aktakuzë?Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se që nga viti 2021 e deri në vitin 2023 i pandehuri me dashje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i ka vënë në lajthim të dëmtuarit dhe me këtë i ka nxitur ta kryjnë një veprim i cili rezulton me dëm material të pasurisë së tyre, në mënyrë që gjersa ishte në pozitën e distributorit të shitjes me pakicë për Tobakos SH.P.K me seli në Prishtinë, i ka vënë në lajthim duke iu kërkuar para me qëllim të shitjes së duhanit- trocadero dhe për këtë në të ardhmen do të merrnin bonuse.

JU REKOMANDOJMË

Vendoset gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë
Lajme

Vendoset gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

01/07/2025 - 10:28
Arrestohet një serb në veri për shkelje të rendit kushtetues – dërgohet në mbajtje për 48 orë
Lajme

Gjuajtje me armë në Mitrovicë – babë e bir kapen me arsenal armësh pas përleshjes me një të ri, përfundojnë në ndalim

01/07/2025 - 10:02
Liderët e Ballkanit dhe të BE-së mblidhen në Shkup, Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit
Kryesore

Liderët e Ballkanit dhe të BE-së mblidhen në Shkup, Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit

01/07/2025 - 09:44
Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti!
Lajme

Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti!

01/07/2025 - 09:33
Kadrijaj, Kurtit: Kot mburresh, Kosovën e fute nën sanksione e pa asnjë njohje që 3 vjet qeverisje
Lajme

Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetuesës, por LVV s’po reflekton

01/07/2025 - 09:15
Zbulohet bastore ilegale në Podujevë – pronari pranon se fitonte 100 euro në ditë nga bixhozi, arrestohet nga Policia
Lajme

Zbulohet bastore ilegale në Podujevë – pronari pranon se fitonte 100 euro në ditë nga bixhozi, arrestohet nga Policia

01/07/2025 - 09:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dalin pamjet, ja si e sulmon polici të prangosurin në oborrin e shtëpisë në Klinë (Video)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë