Një ngjarje tragjike ka tronditur sot komunën e Deçanit, ku nënë e bir dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në një pishinë. Viktimat janë Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i mitur, Eloni.
Lajmin e hidhur e ka bërë publik kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e dy jetëve të reja.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, ka shkruar Ramosaj.
Detajet e ngjarjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet, por dyshohet se vdekja e tyre ka ndodhur në një pishinë.