Futbolli është sporti më i shikuar në botë. E padyshim ndeshja më spektakël e këtij sporti është ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Që të dyja gjinden në një formë të jashtëzakonshme. Barcelona vjen si lidere e ligës dhe triumfit ndaj Bayern 4-1, ndërsa Real Madridi vjen pas rikthimit senzacional ndaj Dortmundit, shkruan Veriu.Info.
Fituesi i ndeshjes e cila luhet sot me fillim prej orës 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, vazhdon tutje lidershipin e ligës spanjolle.