Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E marta e madhe” në Bruksel, Shqipëria gati – Kosova askund në agjendë!

12/07/2026 - 19:57
në Lajme
A A
KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

14 korriku tashmë edhe zyrtarisht po quhet si “e marta e madhe” në Bruksel.Kryeqyteti i Bashkimit Evropian pasnesër është nikoqir i katër konferencave ndërqeveritare që BE-ja i mban me katër shtete kandidate serioze për t’iu bashkuar unionit.

Bëhet fjalë për dy republika nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi, si dhe dy të tjera nga blloku lindor, Ukraina e Moldavia.Me ngjarjet e së martës, Tirana zyrtare hedh një tjetër hap me rëndësi në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

Pas hapjes së të gjithë grup-kapitujve në Konferencën e tetë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, që u mbajt më 26 maj, më 14 korrik nis mbylljen e tyre, proces që më pas i hap rrugën integrimit të plotë të vendit në union.Në Konferencën e nëntë ndërqeveritare të pas dy ditëve, Shqipëria do t’i mbyll tre kapitujt e parë, bëhet fjalë për kapitujt, 25, 26, 30, konkretisht për Shkencën dhe Kërkimin, Arsimin e Kulturën, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Kur e dha lajmin për mbajtjen e Konferencës së 9 ndërqeveritare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi mes tjerash se Shqipëria nuk ndalet.Në të “martën e madhe” po në Bruksel mbahet Këshilli i çështjeve të përgjithshme, kurse të hënën e 13 korrikut mblidhet Këshilli i Punëve të Jashtme.

Republika e Kosovës, është vendi i vetëm nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, që nuk e ka as statutin e vendit kandidat për çka aplikoi në dhjetor të 2022-ës.Sinjalet janë jo pozitive që do të mund të ketë lëvizje nga blloku 27 anëtarësh.

Ndërkohë një shtet tjetër fqinj i Kosovës, Mali i Zi, pas dy dite në Konferencën ndërqeveritare, do t’i mbyll përkohësisht kapitujt 8 dhe 29.Edhe Serbia sipas dëshirës së Beogradit e rekomandimit të Komisionit Evropian, të martën planifikohej të çelte grup-kapitullin 3 të negociatave, por më shumë se tetë shtete i thanë një JO të madhe kësaj ideje.
Në krye të refuzimit ndaj regjimit serb ishin Holanda, Kroacia, Suedia e shtetet baltike.

JU REKOMANDOJMË

Rritja e rasteve me fruth në Kosovë, ekspertët tregojnë pse disa prindër s’po i vaksinojnë fëmijët

IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
12/07/2026 - 20:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 6 korrik 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara...

Më shumëDetails

Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”
12/07/2026 - 19:38

Tre persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në pikën e Sach Pizza që gjendet te 'rrethi i flamurit' në Prishtinë. Njëri nga personat e helmuar e ka...

Më shumëDetails

Aksident në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
12/07/2026 - 19:15

Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”. Pas aksidentit, e lënduara...

Më shumëDetails

SHKK sekuestron telefona dhe substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës

SHKK sekuestron telefona dhe substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
12/07/2026 - 19:09

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë
12/07/2026 - 18:55

Disa persona dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e Sach Pizza në Prishtinë. Një nga personat e helmuar në kushtet anonimiteti ka...

Më shumëDetails

Rama komenton protesta: Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin

Rama komenton protesta: Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin
12/07/2026 - 18:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke deklaruar se e drejta për të protestuar është pjesë e rëndësishme e demokracisë, por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë