Një situatë e pazakontë ndodhi në futbollin brazilian gjatë ndeshjes së Santos, ku protagonist ishte Neymar Jr.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, arbitri i katërt ka gabuar në procedurën e zëvendësimit, duke bërë që Neymar të largohej nga fusha.
Futbollisti brazilian reagoi menjëherë, duke marrë fletën e zëvendësimit dhe duke ia treguar kamerave për të dëshmuar konfuzionin e krijuar.
Megjithatë, pavarësisht protestave të tij dhe reagimit të stafit të Santosit, Neymar nuk u lejua të rikthehej në lojë.












