Skiatorja kosovare, Kiana Kryeziu garoi për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Milano-Cortina 2026”.
Edhe këtë herë Kryeziu ishte e pafat ku nuk përfundoi garën, pasi doli përsëri nga shtegu në slallomin e madh.
Ajo do të ketë përsëri mundësinë në garën e slallomit që zhvillohet të mërkurën./IndeksOnline/










