Një 25-vjeçar ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurës, pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme e Hotelit Grand në Prishtinë.
Viktima R.Bytyçi, 25-vjeçar, mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se , viktima( mashukull) është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.