Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E shihni të dielën…besojmë se është e mundshme”: Shpresa vdes e fundit për VV-në që ta krijojë qeverinë

23/10/2025 - 09:09
në Lajme
A A
“ShBA-ja dhe BE-ja, nuk e njohin më Kurtin si kryeministër”, thotë Muhaxheri

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks to the media after the high-level meeting with Serbia's President Aleksandar Vucic, convened by EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell and EU Special Representative Miroslav Lajcak, at North Macedonia's lakeside resort of Ohrid, on Saturday, March 18. 2023. The talks are a new attempt to ease decades of tensions between the Balkan wartime foes and solve one of Europe's longest standing disputes. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, janë shprehur se ende duhet të pritet nëse i kanë apo jo numrat për votimin e qeverisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, komentoi në “Politiko” të Kanal 10 formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Muja tha se të dielën përfundon afati i mandatarit, dhe pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti është propozuar si mandatar nga VV dhe konfirmuar nga Presidentja Osmani.

“Përpjekjet po vazhdojnë, por ne duhet të presim deri të dielën për të ditur versionin dhe verdiktin final sa i perket eksekutivit. Besoj që ne mund të kemi Qeveri Kurti 3 deri të dielën”, shtoi ai.

Ai theksoi se deri në fundjavë mund të mbahet edhe ndonjë seancë e Kuvendit dhe vlerësoi rëndësinë e ndarjes së konstituimit të Kuvendit nga formimi i ekzekutivit, duke e quajtur këtë pjesë të maturisë demokratike.

Dita e diel pritet të përcaktojë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të sigurojë shumicën për qeverinë e re, ka thënë ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Të dielën është koha për të parë a janë numrat, unë besoj që përtej numrave që i kemi si lëvizje me 48 deputetëve tanë numrat e deputetëve të komuniteteve jo shumicë 8 prej tyre dhe votës së Rashiqit, shpresoj që do të ketë edhe deputet tjerë që do të reflektojnë edhe do t’i japin përfundimit të kësaj sage kaq të gjatë për votimin e qeverisë”, tha ajo në Debat Plus.

Nagavci gjithashtu vlerësoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur standarde të reja politike, duke ndarë procesin e konstituimit të Kuvendit nga votimi i qeverisë.

“Kryeministri Kurti VV-ja në radhë të parë arriti të ndajë qarët konsittuimin e kuvendit edhe votimin e qeverisë si dy institucione të pavarura, pra nuk bëhet më fjalë për pazare për marrëveshje politike. Kurti arriti të vendosë standarde të reja duke mos e bërë Kuvendin institucionin më të lartë të Kosovë të varur nga Lista Serbe gjegjësisht nga Beogradi”, shtoi ajo.

Megjithatë, nuk dihet se ku mund t’i marrë votat VV-ja. PDK, LDK dhe AAK nuk kanë dhënë asnjë shenjë bashkëpunimi, kurse sipas deklaratës së Bilall Sherifit, edhe Nisma ia ka mbyllur derën partisë në pushtet.

“Pas atij takimit të famshëm të fundit, një ditë para seancës, atë natë Limaj ftoi Kryesinë e Nismës. Dhe na ka informu për bisedën me Kurtin. Dhe aty është marrë vendim “Jo në Qeveri, vetëm partneritet për Kuvned”, dhe kjo është miratu. Dhe nga ai moment nuk ka ndryshim”, tha Sherifi.

“Ka tentu Kurti të vendos kontakt me Limajn edhe pasi është zgjedh Dimal Basha. Zoti Limaj ka thënë që meqë nuk arritëm të konkretizojmë bashkëpunimin në parlament, ti nuk e ke pa të arsyeshme partneritetin në Kuvned, ju e dini mirë që nuk jam i interesuar për qeveri, ju uroj suksese mëtej. Ky është komunikimi i fundit që zoti Limaj ka pas me Kurtin”, tha ai në T7.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Oferta tallava të Kurtit ndaj Abdixhikut janë me riposhtëru, s’pres Qeveri
Lajme

Maliqi: Oferta tallava të Kurtit ndaj Abdixhikut janë me riposhtëru, s’pres Qeveri

23/10/2025 - 13:31
Haliti: Nëse një deputet i PDK-së shet vetveten te VV-ja, të përjashtohet menjëherë
Lajme

Haliti: Nëse një deputet i PDK-së shet vetveten te VV-ja, të përjashtohet menjëherë

23/10/2025 - 13:28
Befasuese, kandidati i LDK-së kërkon që të votohet kandidati i VV-së
Lajme

Befasuese, kandidati i LDK-së kërkon që të votohet kandidati i VV-së

23/10/2025 - 13:27
Ferizaj: S’respektuan shpejtësinë e lejuar, pesë shoferë gjobiten 2500 euro
Lajme

Ferizaj: S’respektuan shpejtësinë e lejuar, pesë shoferë gjobiten 2500 euro

23/10/2025 - 13:10
Publikohen pamjet e grabitjes së shekullit në Muzeun e Luvrit, autorët vepruan të qetë
Lajme

Publikohen pamjet e grabitjes së shekullit në Muzeun e Luvrit, autorët vepruan të qetë

23/10/2025 - 12:57
SarajevoTimes: Përfaqësuesit e RS në institucionet e BeH-së, insistojnë në një regjim vizash ndaj Kosovës
Lajme

SarajevoTimes: Përfaqësuesit e RS në institucionet e BeH-së, insistojnë në një regjim vizash ndaj Kosovës

23/10/2025 - 12:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen formacionet e ndeshjes Real Madrid – Juventus, ky është vendimi për Zhegrovën

    Publikohen formacionet e ndeshjes Real Madrid – Juventus, ky është vendimi për Zhegrovën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Zhvillime dramatike: Ky deputet thotë se ka arritur dakordancë me Kurtin, do ta votojë qeverinë e re

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga kryetar i AKR-së, ushtrues detyre emërohet Vesel Makolli!

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deputeti që sulmon të pasurit e heq ‘fshehurazi’ orën Rolex para se të dalë në kamera, akuzon mediat për dezinformim

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë