Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë kritika për shtrimin e asfaltit në këtë komunë.
Lulzim Behxheti, ish-kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shpërndarë fotografi ku shihet se është shtruar asfalt edhe në pjesën e trotuarit.
Reagimi i tij:
Gilani, nona e asfalltit.
Qysh bre maneken na mashtrove per Gilanin e gjelbert? Ti bre si gjal i ri, kishe je pak ma i kthjellt se ata qert, amo se naj bon edhe trotoaret asfallt, tybe se kisha kujtue qe e bon.
S’ki ti faj, se zarfat ti mshelen syt.
Qitash kur t’bjen shi kena mu knaq.