Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës: Pasiguria politike dhe ngërçi institucional po rrezikojnë zhvillimin e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë

12/04/2026 - 20:29
në Lajme
A A
Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës: Pasiguria politike dhe ngërçi institucional po rrezikojnë zhvillimin e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për ndikimin e pasigurisë politike në sektorin e ndërtimtarisë dhe stabilitetin makroekonomik të vendit, raporton GazetaBlic.Në një kohë kur ekonomia e Kosovës ka nevojë për reforma dhe investime të qëndrueshme, ngërçi institucional po pengon zhvillimin dhe realizimin e projekteve të rëndësishme.

Shoqata kërkon një zgjidhje të menjëhershme dhe konsensuale për çështjet institucionale, duke i bërë thirrje forcave politike të shmangin një cikël të ri zgjedhjesh dhe të fokusohen në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.E plotë:

Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për zgjatjen e pasigurisë politike dhe ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në stabilitetin makroekonomik dhe klimën e të bërit biznes në vend, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Në një moment kritik, kur ekonomia e Kosovës ka nevojë urgjente për reforma strukturore, zhvillim të qëndrueshëm urban dhe rritje të investimeve kapitale, vendi po përballet me një ngërç institucional që po pengon vendimmarrjen strategjike dhe realizimin e projekteve zhvillimore.Sektori i ndërtimtarisë, si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, është drejtpërdrejt i ndikuar nga mungesa e stabilitetit politik, duke reflektuar në ngadalësimin e investimeve, shtyrjen e projekteve dhe rritjen e pasigurisë për investitorët dhe kompanitë vendore.

I bëjmë thirrje spektrit politik që të gjejë një zgjidhje të menjëhershme dhe konsensuale për çështjet institucionale, në zgjedhjen e Presidentit ,duke shmangur vendin nga një cikël i ri zgjedhjesh të parakohshme. Përvoja ka dëshmuar se paqëndrueshmëria politike prodhon kosto të drejtpërdrejta ekonomike dhe dëmton besimin në institucionet e vendit.Treguesit aktualë ekonomikë, përfshirë rënien e investimeve të huaja direkte, rritjen e kostos së materialeve ndërtimore, presionet inflacionare dhe ngadalësimin e aktivitetit ekonomik, theksojnë nevojën urgjente për stabilitet dhe orientim të qartë zhvillimor.

Në këto rrethana, kërkojmë:
vendimmarrje të shpejtë dhe të qëndrueshme institucionale,
politika fiskale të përgjegjshme dhe mbështetëse për sektorin e ndërtimtarisë,
rritje të investimeve kapitale në infrastrukturë dhe projekte zhvillimore,
dhe krijimin e një klime të parashikueshme për bizneset dhe investitorët.
Çdo devijim nga këto prioritete, përfshirë edhe shtyrjen drejt zgjedhjeve të reja, rrezikon të thellojë pasigurinë ekonomike dhe të dëmtojë zhvillimin afatgjatë të vendit.
Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës u bën thirrje të gjitha forcave politike që të veprojnë me përgjegjësi të lartë shtetërore, duke vendosur stabilitetin institucional dhe zhvillimin ekonomik mbi interesat afatshkurtra politike.
Kosova ka nevojë për stabilitet politik për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe urban

JU REKOMANDOJMË

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë
18/10/2026 - 22:39

Kamerat e “Euronews Albania” kanë kapur në flagrancë hiç më pak se një zëdhënës të Qeverisë së Albin Kurtit në protestat në Tiranë. Aty shihet tek kalon Venhar Isufi,...

Më shumëDetails

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë
18/10/2026 - 22:02

Një incident i pazakontë mes fqinjëve ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një qytetar ka denoncuar se fqinji i tij kishte shtënë me armë të gjatë...

Më shumëDetails

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    447 Shpërndaje
    Shpërndaje 179 Tweet 112
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë