Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edi Rama: Nuk kam ndërhyrë kurrë në politikën e Kosovës, tentativat e tyre në Shqipëri ishin qesharake

16/03/2026 - 11:41
në Lajme
A A
Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar prerë se nuk ka mbajtur asnjëherë pozicion ndërhyrës në skenën politike të Kosovës.

Gjatë episodit të radhës në podkastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se respektimi i punëve të brendshme të Kosovës ka qenë parim i tij, ndërsa ka ironizuar përpjekjet e politikanëve kosovarë për të ndikuar në Shqipëri.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu”, tha Rama, duke shtuar se sipas tij, këto tentativa kanë pushuar pasi palët “e morën mësimin”, tha Kurti.

Gjatë bisedës me profesor Arjan Gjonçaj, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se përtej raporteve politike, primare mbetet nevoja për të qenë të drejtë dhe autentikë në qëndrimet kombëtare.

Në këtë podcast, Rama foli edhe për mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gjatë bisedës, profesori Gjonçaj shprehu habinë për atë që e cilësoi si mungesë të përkrahjes financiare nga institucionet e Kosovës për specialistët dhe ekspertët që nevojiten në mbrojtjen e të akuzuarve.

Rama tha se kishte biseduar për këtë çështje me njerëz të ndryshëm, por nuk e kishte trajtuar drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se ka pasur frikë që po ua rëndon pozicionin.

“Unë nuk e kam diskutuar këtë gjë nga afër me kryeministrin, me Albinin, por unë besoj që kjo nuk është, në këtë pikë nuk mund të them se e ka bërë këtë gjë ose se nuk e ka bërë këtë gjë për arsye politike. Unë besoj që ai ka pasur frikë ta bëjë këtë gjë për të mos rënduar pozicionin e tyre, sepse pozicioni i tij në raport me BE-në, në raport me SHBA-të nuk është një pozicion komod”, tha Rama.

“Nuk e di sa kanë dhënë, me siguri kanë dhënë më shumë se ne me siguri. Ne kemi ndihmuar më shumë me sensibilizim. Besoj që ai nuk ka dashur të ekspozohet si person që po rrotullon thikën ndaj sistemit ndërkombëtar, ndërkohë që ka qenë haptazi kundër atij tribunali”, tha Rama.

“Unë besoj që kjo mosmbështetja nga ana e Albinit ka qenë një çështje mosekspozimi”, tha Rama.

Raportet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk kanë qenë gjithmonë më të mirat, madje edhe me përplasje në distancë.

JU REKOMANDOJMË

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
16/03/2026 - 12:24

Deri në 1.60 euro për litër ka arritur çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë të hënën. Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet...

Më shumëDetails

Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vrasjes së mëngjesit – pamje nga vendi i ngjarjes

Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vrasjes së mëngjesit – pamje nga vendi i ngjarjes
16/03/2026 - 12:00

Çarshia e Vjetër e Gjakovës është rrethuar nga policia dhe forcat e emergjencës pas vrasjes që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një nga lokalet e...

Më shumëDetails

Ambasada e Gjermanisë: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret

Ambasada e Gjermanisë: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret
16/03/2026 - 11:24

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret. Ambasada nuk i ka komentuar...

Më shumëDetails

Ngjarja tragjike në Gjakovë, deklarohet Prokuroria

Pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi vrasja në Gjakovë – video
16/03/2026 - 10:54

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ku si pasojë e një incidenti me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë kurse një...

Më shumëDetails

Jep dorëheqje Prokurori i Shtetit

Jep dorëheqje Prokurori i Shtetit
16/03/2026 - 10:44

Në një mbledhje të Jashtëzakonshme Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kanë trajtuar dorëheqjen e Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca. Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka treguar se njoftimin...

Më shumëDetails

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj
16/03/2026 - 10:19

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj. Lidhja e tyre është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë