Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edi Rama për ndeshjen e sotme të Shqipërisë: Kokën lartë djema, topi është i rrumbullakët

24/06/2024 - 10:56
në Sport
A A
Edi Rama për ndeshjen e sotme të Shqipërisë: Kokën lartë djema, topi është i rrumbullakët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një mesazh motivues për djelmoshat e Kombëtares para ndeshjes vendimtare ndaj Spanjës. Rama ka thënë se askush nuk do të besonte që në ndeshjen e tretë të grupit Shqipëria do të ishte ende në lojë me gjasa për kualifikim. “Askush nuk do ta besonte me mendje – me zemër tjetër punë – që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”.

Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen.

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë.

Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024ës” shkruan Rama./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Laporta: Real Madridi vjell gënjeshtra në televizorin e tij të mbeturinave!
Sport

Laporta: Real Madridi vjell gënjeshtra në televizorin e tij të mbeturinave!

19/12/2025 - 19:00
Fisnik Asllani, futbollisti më i vlefshëm shqiptar me 30 milionë euro
Sport

Fisnik Asllani, futbollisti më i vlefshëm shqiptar me 30 milionë euro

19/12/2025 - 18:29
Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro
Sport

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

19/12/2025 - 14:34
Drita i mbush arkat e klubit, kaq para kanë fituar deri tani në UEFA Conference League
Sport

Drita i mbush arkat e klubit, kaq para kanë fituar deri tani në UEFA Conference League

19/12/2025 - 11:09
Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: Është një lojtar i madh
Sport

Xhaka për trajnerin e tij: Kurrë s’është emocional, por në derbi ishte ndryshe…!

19/12/2025 - 11:08
Modric pritet të pushojë sonte, Jashari titullar në Superkupën e Italisë
Sport

Modric pritet të pushojë sonte, Jashari titullar në Superkupën e Italisë

18/12/2025 - 15:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Hajde po t’pres, kam me ta q* nanën e babën”/ Plas sherri në një fshat të Gjakovës, arrestohet një person

    Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është ish-ministri i arrestuar nga aksioni Polici-AKI – konfiskohen edhe tri vetura

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndahet nga jeta zyrtari policor Albion Maxhuni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë