Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edit Shkreli – gjyqtarja e parë shqiptare në New York, në Gjykatën Civile në Bronx

09/11/2023 - 11:23
në Ndryshe
A A
Edit Shkreli – gjyqtarja e parë shqiptare në New York, në Gjykatën Civile në Bronx
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo herë e më shumë po dëshmojnë se vetëm me punë dhe angazhim mund të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në këtë shtet. Këtë e ka dëshmuar së fundmi edhe Edit Shkreli, e cila është zgjedhur gjyqtare e parë shqiptare në New York, Gjykata Civile në Bronx.

Para se ëndrra e saj e madhe të bëhet realitet, Edit Shkreli ka punuar si avokate me shumë eksperiencë, në New York, ku klientët e saj të preferuar kanë qenë shqiptarët.

Në vitin 2011, Edit Shkreli, ka përfunduar studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar si “Juris Doctor, Cum Laude”. Pas pak muajsh, ajo ka kaluar për herë të një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“Bar Exam”).

Po ashtu, Edit Shkreli, ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains, kryesisht për rastet komerciale, të divorceve dhe rasteve të tjera.

Ajo zotëron njohuri të larta juridike, që së bashku me eksperiencat e saj e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin në tërësi.

Përpos një avokate me eksperiencë, ajo është edhe një pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, profesion të cilën ajo e ushtron tek New York Law School, që në vitin 2019.

Përpos anës profesionale, Edit Shkreli, ka dhënë dhe vazhdon të jap kontributin e saj për komunitetin shqiptar, ku është anëtare pranë Bronx Community Board dhe, po ashtu është edhe anëtare e Bordit të organizatave jofitimprurëse, “Neighborhood Initiatives Development Inc”. dhe “Albanian-American Educators Association”.

Për tërë këtë angazhim të saj në komunitet shqiptarë, ajo shpesh quhet edhe “Lidere e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan”.

Edi Shkreli ka lindur në Shkodër, por në Amerikë ka migruar bashkë me prindërit e saj kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. E gjithë kjo për t’i shpëtuar trazirave të mars-it të vitit 1997 në Shqipëri.

JU REKOMANDOJMË

Ndodh historia në SHBA, shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork
Lajme

Ndodh historia në SHBA, shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork

09/12/2023 - 17:04
Sistemi anti-tank “OMTAS” nga Turqia për herë të parë në Kosovë
Ndryshe

Sistemi anti-tank “OMTAS” nga Turqia për herë të parë në Kosovë

07/12/2023 - 20:13
Gjermania po e mendon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Lajme

Gjermania po e mendon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

07/12/2023 - 13:38
“E du si evladin tem”, 84-vjeçari që ka veturën që nga viti 1995
Ndryshe

“E du si evladin tem”, 84-vjeçari që ka veturën që nga viti 1995

06/12/2023 - 20:29
Dua triumfon mes 30 mijë rivalëve në Dubai, 6-vjeçarja shqiptare gjeni në matematikë
Lajme

Dua triumfon mes 30 mijë rivalëve në Dubai, 6-vjeçarja shqiptare gjeni në matematikë

05/12/2023 - 10:16
Çfarë ndodh me trupin kur flemë 8 orë çdo ditë
Kuriozitete

Çfarë ndodh me trupin kur flemë 8 orë çdo ditë

03/12/2023 - 17:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Avokatja: Vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona, një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme

    Ekskluzive: Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Shaban Murseli e konfirmon se është takuar me Naimin në burg

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Pasi fitoj rastet e policëve dhe mësimdhënësve, avokati Kastriot Feka do t’i përfaqoj në gjykata edhe punëtorët shëndetësor për pagën e 13-të

    1390 Shpërndaje
    Shpërndaje 556 Tweet 348
  • Fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë