Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri ka vlerësuar lartë deklaratën e kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic, në Forumin e Bledit, ku ai kritikoi Bashkimin Europian për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë.
Tahiri theksoi se qeveria Kurti ka mbajtur heshtje për këtë çështje, ndërkohë që Kosova u sulmua dhe u ndëshkua.
Ajo përmendi gjithashtu rëndësinë e Aleancës strategjike Kosovë – Kroaci, e cila ishte vendosur gjatë vizitës së saj në Kroaci në vitin 2012, si zv.kryeministre për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.