1 mijë e 280 kandidatë për deputetë nga 28 subjekte politike garuan për 120 ulëse në Kuvend. Këngëtarë, ish futbollistë, fitues i Big Brother Kosova, prindër të të famshmëve, këto janë profesionet e disa deputetëve që befasuan këtë herë në aderimet e partive politike.
Duke filluar me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, e cila ka aderuar në Vetëvendosje, me numrin 19.
Edona Llalloshi, ka siguruar ulëse në kuvend. Ajo ka arritur të marrë 31 mijë e 668 vota.

Tutje, kandidati për deputet nga PDK’ja, Ragip Xhaka, i cili njëkohësisht edhe babai i futbollistit të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, i ka marrë 13,221 vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas numërimit të 90% të votave.
Bazuar në këto rezultate Xhaka nuk pritet të sigurojë ulëse në kuvend.
Edhe këngëtari, Genc Prevlukaj, kandidat për deputet nga PDK’ja, nuk ka hyrë në Kuvend. Ai ka marrë 11.664 mijë vota.

Mërgim Mavraj, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ishte kandidat për deputet nga Koalicioni për Familje në Zgjedhjet e vitit 2025 në Kosovë.
Mavraj ka marrë 1806 vota gjithsej.

Kandidat për deputet nga LDK’ja ka qenë edhe Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit të njohur kosovar, Edon Zhegrova, nuk ka hyrë në kuvend. Ai ka marrë vetëm 3473 vota.

Si kandidat, ishte edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, por që nuk ka arritur qëllimin e tij për t’u bërë pjesë e Kuvendit.
Salihu që po kandidonte me numrin 77, deri tani ka arritur të siguroj vetëm 5332 vota.

Sipas KQZ-së, këto vota janë nga 90.41 për qind e vendvotimeve të numëruara.