Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekonomistët kritikojnë Qeverinë: Punëtorët e sektorit privat janë lënë në mëshirën e punëdhënësve

03/09/2022 - 22:46
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Ekonomistët kritikojnë Qeverinë: Punëtorët e sektorit privat janë lënë në mëshirën e punëdhënësve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova nuk bën të shndërrohet në shtet social. Sipas tij, vendit i duhet qëndrueshmëri ekonomike dhe se kjo objektivë nuk mund të arrihet pa një sektor privat të fuqishëm.

“Punëtori po mbetet vetëm në mëshirën e punëdhënësit dhe kjo nuk i bën nder as ekonomisë e as punëtorit. Të rinjve në Kosovë u janë shuar shpresat se do të bëhet mirë. Nuk ka investime kapitale të cilat janë frymëmarrje për bizneset dhe kur biznesi frymon atëherë vërehet gjallëria edhe te punëtorët”, deklaroi Gërxhaliu në një prononcim për Telegrafin.

“Kosova nuk bën të shndërrohet në shtet social. Duhet të kemi qëndrueshmëri ekonomike dhe pa një sektor privat të fuqishëm është e pamundur të arrihet kjo objektivë. Por, si duket kjo nuk është prioritet. Sektori privat më shumë po goditet se sa që po ndihmohet”.

Mes tjerash, ai u shpreh se Kosova ndodhet në një situatë kur kreditë e këqija do të rriten dhe do të ketë kompani të falimentuara.

“Inflacioni në Kosovë ka arritur kulminacionin. Çdo mbështetje për qytetarët duhet të përshëndetet, por është shqetësues fakti se Kosova nuk e ka pranuar që ka krizë ekonomike. Kjo është arsyeja pse jemi këtu ku jemi. Fatkeqësisht edhe kriza është politizuar”, tha ekonomisti Gërxhaliu.

“Për krizën po diskutohet vetëm në aspektin ekonomik dhe social, por jo edhe atë emocional. Nuk është e lehtë të jesh qytetar i Kosovës në këtë kohë dhe të përballosh këtë krizë. Prandaj, kam drojë se është një hap që dëshiron të fitojë në kohë se sa që është zgjidhje e problemit”.

Njëjtë mendon edhe njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj. Ai thotë se përmes kësaj pakoje, Qeveria Kurti e ka dëshmuar më së miri që është amatere.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj
“Së pari po i bën dëm vetes dhe po e humb besimin e qytetarëve. Kur flasim për akuzën ndaj komunave (lidhur me listat e pagave), është një rast i keq dhe i paparë deri më tani. Kjo qeveri po sillet sikur të ishte ai represioni i viteve të 90-ta. Është e papranueshme dhe Qeveria duhet të ulet e të diskutojë me komunat dhe sindikatat”, deklaroi Kadriaj për Telegrafin.

“Më interesantja është që kjo Qeveri po deklaron se po e mbushin arkën e shtetit dhe se e ka buxhetin më të lartë, e në anën tjetër ankohet se nuk ka buxhet për t’i përmbushur kërkesat e sindikalistëve. Kjo të lë të dyshosh se ku janë ato mjete. Nuk kemi as investime kapitale. Në këtë drejtim duhet të ketë edhe llogaridhënie”.

Pakoja e re e prezantuar nga ekzekutivi nuk ka marrë mbështetjen as të ish-kryetarit tjetër të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Sipas tij, kjo pako është e nxitur nga presioni dhe paniku, si dhe ka për synim jo adresimin e problemit të inflacionit, por “paqen sociale afatshkurtër”, “pas menaxhimit amatoresk, me krizën energjetike dhe së fundmi me grevën në sektorin publik”

“Sot, në vend që të shohim një plan serioz për parandalim të thellimit të krizës gjatë muajve të dimrit, ne po shohim edhe një veprim të radhës të shpërndarjes së parasë publike pa asnjë plan”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

“Për pako të tilla, të shpërndarjes së parasë, në të majtë e në të djathtë, nuk na nevojitet të kemi as Kryeministër e as Qeveri. Do të mjaftonte një arkëtar dhe një zyrtar i thesarit”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës përmes pakos së re, duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajë shumën e njëhershme prej 100 euro. Për pensionistët do të ndajë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesë duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Kryeministri përmendi edhe sektorin privat duke thënë se 80 për qind janë të punësuar në këtë sektor, e që është prekur më së shumti nga inflacioni.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, bëri të ditur Kurti.

Përkrahje do të ketë edhe për studentët, ku siç u bë e ditur, do të ndahet shuma e njëhershme prej 100 euro në nëntor kur viti akademik është duke u zhvilluar.

Ndërkaq, ministri Hekuran Murati tha se subvencionimi i faturave të energjisë, shtesat në sektorin publik, ndihma e familjeve në asistencë sociale do të fillojnë këtë muaj, ndërsa procedimi i mjeteve për pensionistët do të bëhet në muajin tetor.

JU REKOMANDOJMË

BDI reagon pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Ali Ahmeti arrin në zyrat e OVL UÇK-së, pritet nga krerët e organizatës
17/09/2026 - 18:46

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të partive politike maqedonase lidhur me proceset gjyqësore në Hagë. BDI ka theksuar se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
17/09/2026 - 18:40

Avokati kroat, Luka Mistetic, ka thënë se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues, meqë janë bërë gabime të rëndësishme në ligj dhe në vlerësimin...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
17/09/2026 - 18:30

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka çuar një selam popullit pas verdiktit dënues të datës 16 shtator në Hagë. Udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Në emër të popullit të Kosovës, në mbrojtje të UÇK-së – bashkë në protestë gjithëpopullore

Hoxhaj: Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun
17/09/2026 - 18:23

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetjen për protestën gjithëpopullore të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila do...

Më shumëDetails

Geoffrey Nice: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Geoffrey Nice: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike
17/09/2026 - 18:03

Profesori dhe avokati i njohur britanik, Geoffrey Nice, në një intervistë ekskluzive për T7 ka thënë se që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione se Gjykata Speciale...

Më shumëDetails

Kurti dhe Hamza takohen pas aktgjykimit në Hagë, diskutojnë hapat e mëtejmë

Kurti dhe Hamza takohen pas aktgjykimit në Hagë, diskutojnë hapat e mëtejmë
17/09/2026 - 17:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Specialja nis procedurën për dëmshpërblimin e viktimave – caktohen afatet

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë