Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekrem Lluka, Klodian Allajbeu dhe të tjerët deklarohen për akuzën për shpëlarje parash përmes falsifikimit të dokumenteve

20/03/2025 - 18:51
në Kryesore, Lajme
A A
Ekrem Lluka, Klodian Allajbeu dhe të tjerët deklarohen për akuzën për shpëlarje parash përmes falsifikimit të dokumenteve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Ekrem Lluka, Korab Lluka, Klodian Allajbeu, Igli Larashi dhe Edlira Malaj, janë deklaruar të pafajshëm për shpëlarje parash përmes falsifikimit të dokumenteve.

Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeu aksionar dhe përfaqësues ligjor i “American Hospital Kosova” me Igli Larashin, drejtor ekzekutiv në atë Spital, si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë shpëlarë para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës. Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga ATK dhe Prokuroria Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Deklarimin rreth fajësisë, pesë të akuzuarit e bënë pasi aktakuza u konsiderua e lexuar.

Pas deklarimit të të akuzuarve, mbrojtësi i të akuzuarit Ekrem Lluka, avokati Dastid Pallaska kërkoi që të mbahet shqyrtimi i dytë për kundërshtim të provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Për këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili tha se me ndryshimet e reja ligjore të Kodit të Proceudrës Penale, nuk parashihet mbajtja e kësaj seance.

Paraprakisht, akuzuara Edlira Malaj tha se nuk e ka të qartë aktakuzën dhe veprat penale për të cilat po akuzohet. Për këtë, dha sqarime prokurori special Dren Paca.

“Në rastin konkret keni përdorur dokumente të falsifikuara- kontratë për shitblerje të pajisjeve ku “Mebrand KS” s’ka qenë i regjistruar fare e që si rrjedhojë ju s’keni mujt me nënshkru kontratë sepse s’keni qenë si subjekt i regjistruar, e që si rrjedhojë janë shkëmbyer para nga ky aktivitet kriminal”, tha prokurori.

Prokurori Paca i sqaroi tutje Malajt se me paratë që i ka pranunar dhe transfeuar në Shqipëri dhe Austri, ka konsumuar veprën penal “Shpëlarje parash”.

“Sinqerisht nuk po e kuptoj”, tha Malaj.

Por, pas konsultimit me mbrojtësin e saj, avokatin Shpend Lushaku, e akuzuara Malaj tha se e kupton për çka po akuzohet, por që ndihet e pafajshme.

Pas deklarimit rreth fajësisë, gjykatësi Ismaili tha se kanë të drejtë që në afat prej 30 ditësh të bëjnë kërkesë për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Seanca e 13 majit 2025 ishte ndërprerë për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Në aktakuzën fillestare të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, janë dhënë detaje se si këta pesë persona kishin prezantuar fatura dhe dokumente me subjekte që nuk ishin të regjistruara, me qëllim që të legjitimonin transaksionet bankare dhe të përfitonin mbi 3 milionë euro.

Edlira Malaj ngarkohet se ka falsifikuar dokumentin pasi si pronare e “Medbrand KS” kishe përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, Malaj kishte përdorur dokumentin e falsifikuar- kontratën për shitblerje në mes të “Medbrand KS” dhe “American Hospital Kosova” e lidhur më 23.10.2014, ani pse “Medbrand KS” nuk kishte qenë si subjekt i regjistruar në atë kohë kur thuhet se është arritur marrëveshja.

JU REKOMANDOJMË

Trump kritikoi Papën, Meloni: E papranueshme

Trump kritikoi Papën, Meloni: E papranueshme
13/04/2026 - 19:43

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka cilësuar si të papranueshme kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leonit. Ajo ka folur lidhur me këto kritika të...

Më shumëDetails

Trump: Afati kohor për t’u marrë me luftën me Iranin s’ka ndryshuar

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
13/04/2026 - 19:39

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se afati i tij kohor për t’u marrë me luftën me Iranin nuk ka ndryshuar. Ai është shprehur se tani nuk ka...

Më shumëDetails

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat
13/04/2026 - 19:16

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se pasi kanë filluar njëtimet për skandalin me njehsorët elektrikë, kanë fillluar që të ndërrohen ato. Azemi ka...

Më shumëDetails

Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trumpit në Ngushticën e Hormuzit

Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trumpit në Ngushticën e Hormuzit
13/04/2026 - 19:10

Aleatët e NATO-s thanë të hënën se nuk do të përfshihen në planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit , duke propozuar...

Më shumëDetails

Gjermania ul taksat e derivateve, planifikohet ulje e çmimit

Gjermania ul taksat e derivateve, planifikohet ulje e çmimit
13/04/2026 - 18:54

Qeveria e koalicionit të Gjermanisë ka marrë vendim për lehtësim të çmimit të karburantit për konsumatorët dhe bizneset me vlerë 1.6 miliardë euro, duke i dhënë fund një...

Më shumëDetails

Peci mbjell 40 drunj dekorativë: Çdo ditë e lume, punë dhe shërbim për Mitrovicën tonë

Peci mbjell 40 drunj dekorativë: Çdo ditë e lume, punë dhe shërbim për Mitrovicën tonë
13/04/2026 - 18:22

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, me anë të një video, në rrjetin social Facebook, ka bërë të dituar se kanë mbjellur 40 drunj dekorativ, derisa plani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë