Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

13/04/2026 - 14:59
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

Foto: Arben Çitaku dhe Astrit Çitaku - Pamjet në prapavijë: Ilustrim

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konsiderohet si ndërtuesi “i fortë” i Skenderajt, pasi dikur në prapaskenë shihej në shoqërinë e kryetarit Sami Lushtaku, ndërsa së fundmi është emëruar këshilltar i tij i jashtëm. Fjala është për Astrit Çitakun, punët ndërtimore të të cilit, viteve të fundit, janë karakterizuar me skandale të shumta.

Skandalet e tij me punimet “shkel e shko” në ndërtimin e objekteve banesore duket se nuk kanë të ndalur.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit të Punës, me të cilin “Andrra Invest” L.L.C., e Astrit Çitakut, dhe “Asons Invest” Sh.P.K., e Arben Çitakut, janë gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, gjatë ndërtimit të një objekti banesor që po e ndërtojnë në Skenderaj si konsorcium.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info thuhet se në objektin afaristo-banesor të konsorciumit “Andrra & Asons” ishin duke u zhvilluar punime në mungesë të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, pasi punimet nuk ishin duke u përcjellë me skela dhe nuk ishin të mbyllura hapësirat në kontakt me jashtë (shkallët dhe liftat).

Për shkak të këtyre shkeljeve të evidentuara, inspektorët e punës i kishin ndërprerë përkohësisht punimet konsorciumit “Andrra & Asons” në objektin që po ndërtohej në rrugën “Emin Lati”, në lagjen 1 në Skenderaj.

Pas ndërprerjes së punimeve, konsorciumi “Andrra & Asons” kishte tentuar ta fuste në lajthitje Inspektoratin e Punës, duke bërë kërkesë për lejim të punimeve me arsyetimin se i kishte përmbushur rekomandimet.

Kur inspektorët e punës kishin dalë në vendpunishte më 16 maj 2025, kishin konstatuar se konsorciumi “Andrra & Asons” ende nuk i kishte përmbushur kushtet për lejimin e punimeve, pasi nuk i kishte mbyllur hapësirat në kontakt me jashtë.

Vazhdimi i punimeve për konsorciumin “Andrra & Asons” ishte lejuar vetëm më 21 maj 2025, kur inspektorët kishin dalë në një inspektim të ri dhe kishin konstatuar përmbushjen e kushteve ligjore.

Përveç shkeljeve ligjore gjatë punimeve në këtë objekt banesor, vendimi i inspektorëve të punës zbardh edhe diçka tjetër të rëndësishme: pronësinë reale të kompanisë “Asons Invest” Sh.P.K.

Ndërsa në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve shkruan se pronare me 100% të aksioneve në “Asons Invest” Sh.P.K. është Sadete Çitaku, në vendimin e Inspektoratit të Punës thuhet se pronar i kësaj kompanie është Arben Çitaku, ndërsa Sadete Çitaku është vetëm përfaqësuese e autorizuar e kompanisë.

Veriu.info mëson se Sadete Çitaku është bashkëshortja e Arben Çitakut.

Kush është Arben Çitaku?

Arben Çitaku për disa vite ishte Sekretar i Ministrisë së Ambientit, i njohur për publikun si person i afërt politikisht me PDK-në.

Në vitin 2022, Arben Çitaku ishte arrestuar në rastin “Brezovica”, por ndaj tij kanë pushuar hetimet në vitin 2025, pasi prokuroria kishte konstatuar se nga provat e mbledhura gjatë hetimeve nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se ai ka kryer ndonjë nga veprat penale për të cilat ishte nisur procedura, përfshirë edhe akuzën për bashkëkryerje të dhënies së ryshfetit.

Kush është Astrit Çitaku?

Astrit Çitaku njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit, projektet e të cilit janë përcjellë vazhdimisht me zhurmë të madhe mediale, për probleme të ndryshme.

Ai dyshohet se në vitin 2024 kishte kanosur një inspektore të punës, rast të cilin për Veriu.info asokohe e kishte konfirmuar edhe policia si denoncim të pranuar.

Sivjet, Astrit Çitaku ka qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Fillimisht për një vizitë që kishte realizuar në Libi me kryetarin e Skenderajt, për të cilën asnjëherë nuk ka shpjeguar se në çfarë cilësie ka shkuar dhe cili ishte qëllimi i vizitës.

Sikur të mos mjaftonin raportimet për këtë vizitë, kryetari Lushtaku e kishte emëruar Astrit Çitakun muajin e kaluar si këshilltar të jashtëm.

Në fillim të prillit, mediat kanë raportuar për hetimet që prokuroria dhe ATK-ja kanë nisur ndaj Astrit Çitakut në lidhje me blerjen e disa veturave.

Foto kryesore e artikullit: Arben Çitaku dhe Astrit Çitaku – Pamjet në prapavijë: Ilustrim

Inspektorati i Punës i’a ndalon punimet “Andrra Invest-it” në një objekt banesor në Skenderaj, shkak shkeljet ligjore

Pronari i “Andrra Invest” kanos inspektoren e Punës, policia inicion rast për këtë vepër penale

Çfarë kërkuan biznesmenët Gaz Demi dhe Astrit Çitaku krah Sami Lushtakut në Libi? Ky i fundit nuk i përfshiu askund në njoftim

Marrëveshja që Komuna e Skenderajt i ‘mundësoj’ përfitim milionësh shoqëruesit të Sami Lushtakut, pak muaj me parë prokuroria i ngriti aktakuze për “Ndërtim pa leje”

Sami Lushtaku angazhon këshilltar të jashtëm biznesmenin Astrit Çitaku, që e shoqëroi në vizitën misterioze në Libi

ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

Tags: Andrra InvestArben ÇitakuAsons InvestAstrit ÇitakuSami Lushtaku

JU REKOMANDOJMË

Mbyllen dy qendra masazhi në Gjakovë e një në Rahovec, shqiptohen pesë gjoba

Mbyllen dy qendra masazhi në Gjakovë e një në Rahovec, shqiptohen pesë gjoba
25/06/2026 - 13:45

Tri qendra masazhi, dy në Gjakovë dhe një në Rahovec, janë mbyllur pas inspektimeve të realizuara gjatë ditëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe...

Më shumëDetails

Maliqi: VV-ja të mbajë dy postet kryesore, presidenti të zgjidhet me marrëveshje me opozitën

Shkëlzen Maliqi: Ura e Ibrit do të hapet, por jo tani/ Ndërkombëtarët nuk i besojnë më fjalës së Kurtit!
25/06/2026 - 13:40

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar çështjen e presidentit në vend dhe ka dhënë një verzion se si sipas tij do të ishte një mënyrë për t’i dhënë...

Më shumëDetails

Trump do jetë në samitin e NATO: Po të mbahej diku tjetër nuk do shkoja

Trump do jetë në samitin e NATO: Po të mbahej diku tjetër nuk do shkoja
25/06/2026 - 13:38

Donald Trump deklaroi se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara kryesisht për shkak të respektit që ka për presidentin turk, Recep Tayyip...

Më shumëDetails

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në konferencë: Ukraina po rindërton guximin e Europës

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në konferencë: Ukraina po rindërton guximin e Europës
25/06/2026 - 13:13

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive,...

Më shumëDetails

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur
25/06/2026 - 13:11

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve, gjatë vitit 2025. Auditori ka gjetur se në total janë kryer 517 pagesa, në...

Më shumëDetails

Macron: Kemi kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Macron: Kemi kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
25/06/2026 - 13:07

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të Siçilisë, në atë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë