Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

16/01/2026 - 15:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të një hulumtimi për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin “Facial AM” është gjobitur me një (1) mijë euro për ushtrim të veprimtarisë pa licencë.

E njohur në publik si doktoresha e VIP-ave, Dr. Linda (Mirlinda Berisha) është përfshirë në një skandal të radhës, duke kryer shërbime shëndetësore pa licencë.

Në raportimin e inspektimit të siguruar nga Veriu.info thuhet se inspektorët shëndetësorë kanë realizuar këtë inspektim pas marrjes së një ankese, ku denoncohej ky subjekt për ofrim të shërbimeve shëndetësore pa licencë.

Sipas këtij raporti të hartuar më 28.04.2028, bëhet e ditur se “Facial AM”, me themeluese Mirlinda Berisha, e cila në publik njihet si Dr. Linda, është vërtetuar se ushtron veprimtari shëndetësore pa licencë.

Skandali i “Facial AM” të Dr. Linda nuk përfundon me kaq, pasi që inspektorët aty kanë gjetur edhe një fletore ku evidentoheshin pacientët e trajtuar në këtë klinikë pa licencë, ku ofroheshin shërbime shëndetësore në mënyrë të kundërligjshme fizioterapeutike.

Në njërën prej dhomave të “Facial AM” të Dr. Linda është gjetur edhe Metox (botox) i përdorur në shportën e mbeturinave, ani pse ky subjekt nuk kishte licencë për ushtrim të veprimtarisë.

Përveç botox-it janë gjetur edhe shiringa të mbushura me filler dhe disa deklarata të pacientëve mbi dhënien e pëlqimit për ndërhyrje estetiko-dermale.

Veprimet e kundërligjshme të Dr. Linda janë vërtetuar edhe përmes çmimores së “Facial AM”, ku inspektorët shëndetësorë kanë gjetur se figuronin shërbime shëndetësore fizioterapeutike, shërbime me botox dhe shërbimi me laser Fraxel.

Për shkak të të gjitha këtyre shkeljeve ligjore, si pasojë e ushtrimit të veprimtarisë pa licencë, Inspektorati Shëndetësor, me procesverbalin e datës 08.04.2025, kishte marrë vendim që “Facial AM” të mos ofrojë shërbime të palicencuara deri në licencim.

Veriu.info ka dërguar pyetje në “Facial AM” më 5 janar për këtë vendim dhe raport inspektimi, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë përgjigje.

Ky nuk është skandali i vetëm i Dr. Linda, pasi që në vitin 2021 mediat kishin raportuar se ajo për disa vite kishte kryer shërbime të fillerëve dhe botox-it në Prishtinë.

Veriu.info posedon dosjen e plotë me 40 faqe, por për shkaqe teknike më poshtë gjeni një pjesë: dokumentin e vendimit, raportin e inspektimit, procesverbalin dhe disa nga fotografitë e inspektimit në “Facial AM” të Dr. Linda.

JU REKOMANDOJMË

Drejtori i CIA-s shkon në Venezuelë, për çka diskutuan me lideren e përkohshme?
Lajme

Drejtori i CIA-s shkon në Venezuelë, për çka diskutuan me lideren e përkohshme?

16/01/2026 - 16:25
Lajçi: Albin hapi sytë njihi hajnat, ta kanë pi duhanin fshehtas të gjithë ministrat
Lajme

Lajçi: Albin hapi sytë njihi hajnat, ta kanë pi duhanin fshehtas të gjithë ministrat

16/01/2026 - 16:18
LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

16/01/2026 - 16:06
Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)
Kryesore

Nga hetimet për Klodian Allajbeun dhe Çopjan te Erion Veliaj e Arben Ahmetaj, cilat dosje mori hakeri që u fut brenda sistemit të SPAK

16/01/2026 - 15:17
Hyrja në fuqi Ligjit për Automjetet dhe të Huajt, Kurti i informon ambasadorët për fazat e zbatimit
Kryesore

Hyrja në fuqi Ligjit për Automjetet dhe të Huajt, Kurti i informon ambasadorët për fazat e zbatimit

16/01/2026 - 14:55
Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin
Lajme

Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

16/01/2026 - 14:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë