Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

07/10/2024 - 20:29
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dosja përmban vendimet e dyshimta të shefit të qeverisë, komunikimet me e-maile të ministres së Tregtisë direkt me Ridvan Muharremin, sekserin i cili ndërmjetësoi mes qeverisë dhe kompanive, si dhe pro-faturat për mallin.

Vehbi Kajtazi & Eros Klaiqi

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari janë përfshirë në skemën e dyshimtë të furnizimit me mallra të Rezervave Shtetërore të Mallrave.

Kurti, në cilësinë e kryeministrit i ka nënshkruar dy vendime të dyshimta brenda pak ditëve në shkurt të vitit 2022. Hajdari është përfshirë direkt në blerjen e mallrave, në kundërshtim me ligjet dhe kompetencat e saj si ministre.

Paparaci e ka siguruar dosjen e plotë të rastit, në të cilin implikohen edhe dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, dy kompani private turke e polake dhe sekseri Ridvan Muharremi.

Dosja përmban vendimet e dyshimta të shefit të qeverisë, komunikimet me e-maile të ministres së Tregtisë direkt me Ridvan Muharremin, sekserin i cili ndërmjetësoi mes qeverisë dhe kompanive, si dhe pro-faturat për mallin.

Por, një pjesë e madhe e mallit të paguar nuk erdhi kurrë në Departamentin e Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Tregtisë. Vaji, sheqeri, kripa. Megjithatë ky nuk është dëmi kryesor.

Dëmi kryesor që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është blerja e mallit në një vlerë mbi 5 milionë euro më shtrenjtë sesa vlera e çmimeve të tyre në treg. Kjo është konstatuar nga një ekspertizë e Prokurorisë Speciale.

Procesi për lëndën që më vonë do të shndërrohej në aferën më të madhe korruptive të qeverisjes së Albin Kurtit nisi pikërisht me një vendim të tij.

Vendimi, i nxjerrë në një mbledhje të qeverisë më 23 shkurt 2022, parashihte alokimin e 10 milionë eurove nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për rritjen e Rezervave Shtetërore. Mjetet do të vendoseshin në dispozicion të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga Rozeta Hajdari.

Dy ditë më vonë, në 25 shkurt të atij viti, MINT-i do t’ia parashtronte një kërkesë absurde kryeministrit Kurti: vendimi për furnizim i Rezervave Shtetërore të përjashtonte prokurimin publik. Rrjedhimisht, të shkelej Ligji për Prokurimin Publik.

Kësaj kërkese, Kurti i ishte përgjigjur me “PO”.

Dosja e lëndës tregon se si kryeministri, në një vendim të dyshimtë, e kishte aprovuar kërkesën që të përjashtoheshin procedurat e prokurimit publik për furnizim të Rezervave Shtetërore. Lëndën e kontratës e kishte klasifikuar si sekret shtetëror.

Me klasifikimin si sekret shtetëror të lëndës së kontratës duke u thirrur në Ligjin për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Rregulloren për Qëllime të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Kurti dyshohet se i keqpërdori dispozitat ligjore për një lëndë që nuk mund të klasifikohej si sekrete.

Ky vendim i hapi rrugë fillimit të negociatave për blerjen e mallit, në të cilat ministrja Rozeta Hajdari implikohet tërësisht në skandal.

Kompanitë e ftuara për negocim ishin “YAFE TURIZM INSAAT SANAYI VE TICARET ANONIM SIRKETI”, kompani me bazë në Turqi dhe “XANTO” Z.O.O, me seli në Poloni.

Ajo, duke ua anashkaluar kompetencat komisionit të caktuar për negocimin e kontratave, i merr përsipër negociatat me kompanitë private përmes komunikimit direkt me e-maile me ndërmjetësuesin Ridvan Muharremi.

“I nderuari zotëri Ridvan”, i drejtohet me e-mail ministrja Hajdari, afaristit Muharremi. “Jemi në urgjencë të gjetjes së rezervës për vaj gjersa kemi manipulime të çmimeve në treg”.

Dhe, komunikimi vijon: “Kemi nevojë për rezervën shtetërore për 200,000 litra vaj. Ju lutem a mund të na dërgoni ofertën sot”.

Ky komunikim është realizuar më datë 14 mars të vitit 2022, tregojnë dokumentet të cilat i ka siguruar Paparaci. Në dijeni për këtë komunikim ishin vënë edhe u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të MINT-it, Irfan Lipovica dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara.

Në një komunikim tjetër përmes e-mailit, më 14 shkurt të 2022-s, ministrja Hajdari u drejtohet drejtpërsëdrejti Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit që t’iu vihej në dispozicion formulari për regjistrim të kompanive për pagesa.

“Ku është formulari Hafiz”, i drejtohet Hajdari me tone të ashpra Garës që të shtynte përpara procesin e pagesave të kundërligjshme për kompanitë.

Nën presionin e saj, drejtori Hafiz Gara i drejtohet me e-mail sekserit Muharremi me fjalët: “Ridvan, ky formular duhet të plotësohet nga ju. Të dhënat e faturave, në bakën adekuate, ju lutem”.

Po ashtu, në kundërshtim me Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, asnjë nga zyrtarët e komisionit, sekseri Ridvan Muharremi dhe personat përgjegjës të kompanive private, nuk kishin marrë certifikatë të sigurisë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Nga 10 milionë euro të dedikuara për blerjen e grurit, vajit e sheqerit, nuk kanë ardhur shumica prej mallrave. Përpos grurit, sasia e të cilës ka ardhur në shumicë, por mungojnë 52 tonë prej tyre, vaji dhe sheqeri nuk ka ardhur kurrë.

JU REKOMANDOJMË

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Lajme

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    296 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë