Kryesia e PDK-së nën drejtimin e kryetarit Memli Krasniqi sot ka mbajtur një mbledhje me rëndësi në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në mesin e pikave të rendit të ditës, ka qenë edhe nominimi i kandidatit për kryetar të Drenasit nga radhët e kësaj partie, ku kanë qenë dy emra për votim, Ramiz Lladrovci dhe Petrit Hajdari.
Burime të Veriu.info nga PDK bëjnë të ditur se Kryesia e PDK-së më shumicë të votave ka nominuar Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e tetorit.
Veriu.info mëson se nga 31 anëtarë të Kryesisë që kanë marrë pjesë në votim, 26 prej tyre kanë votuar për Petrit Hajdarin, ndërsa 6 vota kanë qenë për Ramiz Lladrovcin./Veriu.info