Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK zyrtarizon kandidaturat gjitha për kryetar (Lista me emra)

27/07/2025 - 18:16
në Lajme
A A
PDK zyrtarizon kandidaturat gjitha për kryetar (Lista me emra)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës i ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhje lokale të 12 tetorit. Ajo që bie në sy është se në Drenas, PDK ka marrë vendim që të mos garojë me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin, por me Petrit Hajdarin.

Në njoftimin e PDK-së, kandidat për kryetar të Skenderajt nuk do të jetë më as Fadil Nura, por do të garojnë me Sami Lushtakun.

Kurse, për sa u përket dy komunave veriore, PDK i ka kandiduar dy kryetarët aktualë, Izmir Zeqirin për Zubin Potok dhe Ilir Pecin për Zveçan.

Njoftimi i plotë:

PDK miraton listën e kandidatëve për kryetarë të komunave: Ndërron katër kryetarë aktualë

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, PDK vlerëson se, për fat të keq, Kosova tashmë po ecën në një territor të panjohur kushtetues, institucional, shtetëror dhe shoqëror. Në këtë terren të mjegullt, Kosova nuk është vetëm e humbur në koordinatat e brendshme, por edhe gjithnjë e më e paorientuar në hartën ndërkombëtare.

PDK do të pres aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për lëndën e dërguar nga deputetët tanë, me shpresë qe do të qartësohet rruga për themelimin e intitucioneve të rjea dhe legjitime.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës hyn në këtë proces e mobilizuar fuqihëm dhe me synimin jo vetëm për të rifituar komunat ku aktualisht qeveris me përgjegjësi dhe rezultate konkrete, por edhe për të fituar në komuna të tjera të rëndësishme, aty ku qytetarët kërkojnë një vizion të ri dhe një qeverisje më të mirë për të ardhmen e tyre.

Në frymën e këtij angazhimi, Kryesia e PDK-së, në bazë të nenit 48, paragrafi 13 të Statutit të Partisë, ka votuar dhe miratuar sot listën përfundimtare të 31 kandidatëve për kryetarë të komunave.

Për degët e PDK-së në Deçan, Drenas, Gjilan, Istog, Junik, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë, të cilat kanë organe të emëruara apo që janë të përcaktuara sipas vendimit të Këshillit Drejtues të PDK-së të datës 28 mars 2022, është zbatuar Rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash, e miratuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së.

Rrjedhimisht, për disa nga këto degë, të cilat kanë pasur më shumë se një kandidat për kryetar të komunës, është zhvilluar procedura e votimit të fshehtë, sipas kritereve të përcaktuara në rregullore dhe në statut.

Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:

1. Prishtinë – Uran Ismaili
2. Ferizaj – Agim Aliu
3. Prizren – Shaqir Totaj
4. Mitrovicë – Arian Tahiri
5. Vushtrri – Ferit Idrizi
6. Skenderaj – Sami Lushtaku
7. Drenas – Petrit Hajdari
8. Kaçanik – Sabedin Vishi
9. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
10. Gjilan – Riad Rashiti
11. Pejë – Arta Nallbani
12. Gjakovë – Ervin Shabani
13. Klinë – Sokol Bashota
14. Lipjan – Shukri Buja
15. Shtime – Përparim Ramusa
16. Dragash – Shaban Shabani
17. Malishevë – Gëzim Krasniqi
18. Rahovec – Edon Cana
19. Suharekë – Dardan Berisha
20. Podujevë – Isak Shabani
21. Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
22. Kamenicë – Jona Arifi
23. Viti – Bekim Azizi
24. Istog – Ali Nimanaj
25. Deçan – Korab Mushkolaj
26. Zubin Potok – Izmir Zeqiri
27. Zveçan – Ilir Peci
28. Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
29. Leposaviq – Shaqir Hetemi
30. Shtërpcë – Garip Sahiti
31. Novobërdë – Selatin Nuhiu

Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së.

Me miratimin e kësaj liste, përmbyllet zyrtarisht procesi i kandidimit për kryetarë të komunave. PDK do të garojë gjithashtu në katër komuna të tjera, Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë, vetëm me listë të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Ndërkaq, në Graçanicë, do të garoj në një listë të përbashkët me të gjitha partitë tjera shqiptare.

Ne besojmë fuqishëm se në zgjedhjet e 12 tetorit do të fitojë sërish vizioni ynë për një qeverisje të ndershme, efikase dhe në shërbim të çdo qytetari, vizion që do të reflektohet në çdo komunë ku PDK do të marrë përgjegjësinë e qeverisjes.

 

JU REKOMANDOJMË

Kurti s’tregon nëse do të propozojë emër konkret në takimin me LDK’në: Të shohim si mund t’i konstituojmë të gjitha institucionet

Kurti s’tregon nëse do të propozojë emër konkret në takimin me LDK’në: Të shohim si mund t’i konstituojmë të gjitha institucionet
18/08/2026 - 16:33

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para se të hyjë në takim me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, tha se po shkon atje me “mirëbesim” I pyetur nëse...

Më shumëDetails

Diskutime për “President konsensual”, Abdixhiku në Kuvend për takimin me Kurtin, me të Osmani e Haziri

Diskutime për “President konsensual”, Abdixhiku në Kuvend për takimin me Kurtin, me të Osmani e Haziri
18/08/2026 - 16:28

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvend për takim me kryetarin e LVV-së, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin...

Më shumëDetails

Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit

Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit
18/08/2026 - 16:20

Perëndimi e kishte bërë të qartë se Kosova nuk mund ta hapte njëanshëm urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kur Albin Kurti insistonte para dy vjetësh se...

Më shumëDetails

“Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

“Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve
18/08/2026 - 16:11

Një koment i thjeshtë në Kuvendin e Kosovës, në ditën e përplasjes së deputetëve të PDK-së me ata të Vetëvendosjes, nxënëses së re nga Obiliqi, Olsa Sadiku, i...

Më shumëDetails

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale
18/08/2026 - 16:06

Çmimet e naftës së papërpunuar në bursat botërore kanë pësuar një rritje të re, teksa armëpushimi SHBA – Iran skadoi mbrëmë. Skadimi i afatit të armëpushimit dhe paqartësitë...

Më shumëDetails

Musliu: Kthimit të Hashim Thaçit në Kosovë duhet t’i frikësohen vetëm armiqtë e Kosovës

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
18/08/2026 - 15:39

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur optimizëm për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale. Musliu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë