Pas publikimit të lajmit për zbulimin e një punishteje armësh në Mitrovicën e Veriut, Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht identitetin e personit që është arrestuar në lidhje me këtë rast.
Bëhet fjalë për Halim Lajçkoviqin, banues në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, i cili sipas burimeve të sigurta të Sinjalit është pronari i hapësirës ku janë zbuluar armët dhe pajisjet për modifikimin e tyre.
Ndaj tij është lëshuar vendim për ndalim nga ana e prokurorit, pasi dyshohet për veprat penale që lidhen me prodhimin, posedimin dhe modifikimin e paligjshëm të armëve.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve që kanë për synim identifikimin dhe neutralizimin e rrjeteve të mundshme të shpërndarjes së armëve ilegale në këtë pjesë të vendit.