Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

20/02/2026 - 13:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

Foto: Rasim Maloku (Prokurori), Bashkim Osmani, Shefik Rexhepi, Egzon Salihu, Besnik Salihu, Fatmir Gerbeshi, Ilir Vershevci

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mars dhe maj të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte zhvilluar dy aksione kundër fajdes, duke bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës. 11 të pandehur të përfshirë në këtë rast kanë pranuar fajësinë në marrëveshje me prokurorin e rastit, për të cilët kemi raportuar në dy ditët e kaluara.

Pas të pandehurve që kanë pranuar të hyjnë në marrëveshje për pranim të fajësisë, prokurori Rasim Maloku ka ngritur aktakuzë edhe ndaj 27 personave të tjerë për veprat penale fajde dhe detyrim.

Kjo aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj më 15 dhjetor 2025, ku të dëmtuarit dyshohet se kanë paguar miliona euro në emër të kamatës së fajdeve.

Veriu.info ka siguruar aktakuzën e ngritur kundër 27 të pandehurve, të cilët janë në aktakuzë me iniciale, por shumicën prej tyre kemi arritur t’i identifikojmë me emër e mbiemër. Me këtë aktakuzë 25 persona akuzohen për fajde, ndërsa dy persona për detyrim.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për Veriu.info se e ka pranuar aktakuzën, duke bërë të ditur se për të akoma nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar dhe nuk është bërë konfirmimi i aktakuzës.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza më 15 dhjetor 2025 janë:

  1. Shefik Rexhepi (Kompania “Euro-ABI”) për veprat penale fajdeja dhe fajdeja në bashkëkryerje,

  2. Bashkim Osmani (Kompania “Dona Laberion”) për veprën penale fajdeja në bashkëkryerje,

  3. Bahri Abazi për veprat penale fajdeja dhe armëmbajtje pa leje,

  4. Nexhmi Abazi për veprat penale fajdeja dhe armëmbajtje pa leje,

  5. Ilir Vërshevci (auto sallon “Iliri”) për veprën penale fajdeja,

  6. Besnik (I) Salihu (auto sallon “Besa”) për veprën penale fajdeja,

  7. S.P. për veprën penale fajdeja,

  8. Fitim Vërshevci për veprën penale fajdeja,

  9. Egzon (Xh) Salihu (auto sallon “Lipjani”) për veprën penale fajdeja,

  10. Ajvaz Muzaqi (auto sallon “Buna M”) për veprën penale fajdeja,

  11. Ardi Saraqi për veprën penale fajdeja,

  12. Fadil Salihu (auto sallon “Besa F”) për veprën penale fajdeja,

  13. J.K. për veprën penale fajdeja,

  14. M.M. për veprën penale fajdeja,

  15. P.I. për veprat penale fajdejadhe detyrimi,

  16. I.A. për veprën penale fajdeja në bashkëkryerje,

  17. K.I. për veprën penale fajdeja në ndihmë,

  18. Kadri Gerbeshi për veprat penale fajdeja në bashkëkryerje dhe detyrimi,

  19. Tahir Gerbeshi për veprën penale detyrimi,

  20. A.G. për veprën penale detyrimi,

  21. Sheqir Vërshevci për veprën penale fajdeja në vazhdim,

  22. E.V. për veprën penale fajdeja në ndihmë,

  23. Ramiz Ademi për veprën penale fajdeja,

  24. Mujë Ademi për veprat penale fajdeja dhe detyrimi,

  25. Fatmir Gerbeshi për veprat penale fajdeja, detyrimi, dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje,

  26. Lindrit Haradinaj për veprën penale fajdeja në bashkëkryerje,

  27. Egzon (I) Salihu (auto sallon “Besa”) për veprën penale fajdeja.

Veriu.info gjatë 24 orëve të ardhshme do t’i publikojë rastet veç e veç, se për çka dyshohen të akuzuarit dhe shumat me të cilat dyshohet se janë dëmtuar disa biznesmenë që kanë paguar kamata në emër të fajdes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEXONI EDHE:

Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, të arrestuarve tjerë iu sekuestruan armë, para, vetura dhe një librezë e AKSh-së (Dokument)

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/Prokurori Maloku kërkon nga gjykata që veturat e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë (Dokument)

Rasti Brezovica – ky është Sheqir Vërsheci, biznesmeni nga Vushtrria të cilit shteti ia bastisi autosallonin milionësh

Dosja e Prokurorisë: Zbulohet se si pronari i ‘Euro Abi’ dyshohet se shfrytëzoi biznesin e tij për të dhënë para me fajde

Ky është biznesmeni llapjan që u arrestua gjatë aksionit kundër fajdes, Policia bastisi kompaninë ‘Laberion’

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu sekuestruan 4 vetura, 2 armë dhe dokumente (Dëshmi)

Ekskluzive: Para me fajde, kanosje për vrasje, shitje të veturave deri në 460 mijë € – për çka dyshohet pronari i auto sallonit “Buna M” në Vushtrri

Tags: Ajvaz MuzaqiBahri AbaziBashkim OsmaniBesnik SalihuEgzon SalihuFatmir GerbeshiFitim VershevciIlir VërshevciKadri GerbeshiNexhmi AbaziShefik RexhepiSheqir VershevciTahir Gerbeshi

JU REKOMANDOJMË

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë
07/04/2026 - 11:39

Visar Azemi, Sekretar organizativ në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka dorëzuar dosjen në polici për njehsorët elektrikë, ka deklaruar se është ftuar nga Policia për të dëshmuar...

Më shumëDetails

“Sjam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin”, Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut, për qeveri të tranzicionit
07/04/2026 - 11:34

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se s’ka interes të takohet me kreun e kësaj partie për ta...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së me dyer të mbyllura

Nis mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së me dyer të mbyllura
07/04/2026 - 11:05

Ka nisur mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit, Anton Quni ka kërkuar nga mediat që ta...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu pranon zyrtarisht detyrën e ushtrueses së presidentes

Albulena Haxhiu pranon zyrtarisht detyrën e ushtrueses së presidentes
07/04/2026 - 10:48

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, është pritur me lule sot nga stafi i Presidencës në marrjen e kësaj përgjegjësie të re. “Ju uroj shëndet e punë...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
07/04/2026 - 10:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se sot një litër naftë mund të shitet maksimumi për 1.88 euro, derisa benzina 1.46 euro. Derisa sipas MINTI-it...

Më shumëDetails

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë
07/04/2026 - 10:06

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, para pak minutash me disa dosje në dorë është parë duke hyrë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë. LDK kishte njoftuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë