Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertët: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pasqyrojnë të njëjtin trend

07/07/2026 - 21:16
në Lajme
A A
Ekspertët: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pasqyrojnë të njëjtin trend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 21 mijë nxënës iu nënshtruan këtë vit Testit të Arritshmërisë, ndërsa rezultatet e publikuara nga Ministria e Arsimit tregojnë një mesatare prej 48.35 për qind në nivel vendi.

Ekspertët vlerësojnë se nuk ka përmirësim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa MASh thotë se rezultatet do të shërbejnë për planifikimin e reformave në arsim.

Një ditë pas publikimit të rezultateve për nxënësit e klasave të nënta nga testi i arritshmërisë, është hapur konkursi për regjistrimin e tyre në klasat e dhjeta, i cili ka nisur sot e që do të zgjasë deri më 9 korrik.

Mbi 21 mijë nxënës iu nënshtruan këtë vit testit të Arritshmërisë. Sipas rezultateve të publikuara nga Ministria e Arsimit, mesatarja në nivel vendi ishte 48.35% apo nën 50%. Rezultatet më të mira u shënuan në gjuhën angleze, histori dhe Gjuhë Shqipe. Ndërkaq, arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi, Matematikë, pasuar nga Biologjia Fizika, Informatika dhe Gjeografia. Ekspert të arsimit vlerësojnë se këto rezultate ndjekin të njëjtin trend si në vitet paraprake.

“Rezultatet janë të njëjta sikurse në testimin paraprak dhe nuk ka ndonjë ndryshim substancial. Vërehet një trend i rënies së performancës, veçanërisht në gjuhën shqipe, dhe kjo tregon nevojën për një vëmendje më të madhe nga institucionet, për të garantuar që nxënësit po marrin njohuritë e duhura në këto fusha kryesore”, thotë Rinor Qehaja, ekspert i Arsimit.

Megjithatë, drejtues të shkollave thonë se fokusi i tyre mbetet angazhimi për një performance sa më të lartë të nxënësve

“Në çdo vit e mbajmë edhe testin e brendshëm të arritshmërisë. Në prag të përfundimit të testimit bëjmë një analizë të thellë të rezultateve, si dhe analizojmë pikët e testit të arritshmërisë. Pastaj, këto analiza i bëjmë edhe në muajin gusht, ku vlerësojmë rezultatet për vitin paraprak dhe ato na shërbejnë për të identifikuar ngecjet dhe për të parë arritjet”, tha Visar Osmani, drejtor i shkollës “Emin Duraku”.

Edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka theksuar se rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë