Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli i ka ofruar ndihmë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që të bllokohen të gjitha faqet apo mediumet ruse brenda territorit në vend.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shfrytëzojeni këtë situatë, kontaktoni me Facebook ose shkruani kërkesën e i kontaktoj unë”, ka shkruar Kerolli, njofton Veriu.info
Kujtojmë se pas kërkesave të institucioneve të shteteve të ndryshme, Facebook ka bllokuar faqen zyrtare të televizionit shtetëror rus dhe atij Sputnik.